Komandanti i Forcës së Sigurisë të Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama, priti sot në Ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, shefin e Shtabit të Forcave të Armatosura të Italisë, gjenerallejtënant Salvatore Farina me ceremoni ushtarake.
“Ministri Berisha, gjeneral Rama, zëvendës ministrat Burim Ramadani dhe Agim Çeku, sekretari i përgjithshëm Shkelzen Sylaj dhe stafi i lartë i MFSK/FSK-së zhvilluan një takim të përbashkët me delegacionin italian të Forcave të Armatosura, ku përpos kryesuesit të delegacionit, gjeneralit Farina ishin edhe komandanti i KFOR-it, gjeneral majori Salvatore Cuoci dhe ambasadori i Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi.
Me këtë rast, ministri Berisha ka falënderuar gjeneralin Farina, për angazhimin e vazhdueshëm dhe mbështetjen e pakursyer të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura të Italisë dhënë Kosovës, popullit, sigurisë dhe lirisë së saj.
Ministri Rrustem Berisha, theksoi se falë mbështetjes së shteteve dhe forcave mike dhe partnere, FSK-ja ka arrit të zhvillohet profesionalisht, të jetë forcë e përfaqësuar nga të gjithë dhe në shërbim të gjithë qytetarëve të Kosovës. Më tej, ministri Berisha duke i shprehur gjeneralit italian Farina, gatishmërinë për bashkëpunim shprehu interesimin dhe synimin që Ministria për FSK-në dhe Ministria e Mbrojtjes së Italisë, sa më parë të formatizojnë bashkëpunimin me marrëveshje ndërshtetërore”, thuhet në njoftim.
Objektivi i Kosovës, shtoi ministri Berisha, është anëtarësimi i shtetit të Kosovës në NATO dhe integrimi në Bashkimin Evropian, e gjithsesi edhe anëtarësimi në iniciativa rajonale të mbrojtjes. Republika e Kosovës, vazhdoi ministri Berisha, është e vetëdijshme për sfidat rajonale dhe globale, dhe për këtë, rikonfirmoi, i pari i FSK-së, se: ,,Si FSK jemi të gatshëm që me disa prej kapaciteteve tona të kontribuojmë së bashku me partnerët tanë kudo ku paraqitet nevoja, në mënyrë që edhe Kosova të kontribuojë për paqe dhe stabilitet ashtu siç shtetet mike kanë kontribuar për paqen dhe stabilitetin në atdheun tonë”.
Nga ana e tij, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, tha se FSK-ja është ngritur dhe zhvilluar në bashkëpunim dhe në mbështetje të partnerëve dhe miqve të Kosovës, dhe neve na duhet edhe më tutje kjo mbështetje. Më tej, gjeneral Rama, shtoi se ne jemi në një fushatë intensive informuese dhe këshilluese të shteteve dhe të qendrave të rëndësishme evropiane, mbi procesin e zhvillimit dhe të ardhmen e FSK-së, për t’i informuar se: ,,Udhëheqësit janë për të marrë vendime të vështira, por ne duam që këto vendime mos ta befasojnë askënd’’.
Kryesuesi i delegacionit italian, gjenerallejtënant Salvatore Farina, në fjalën e tij, tha se Forcat e armatosura të Italisë janë të gatshme që në vazhdimësi ta mbështesin Kosovën në sferën e sigurisë dhe zhvillimit të kapaciteteve të saj të sigurisë. Në fund, gjenerali Farina, theksoi se: „FSK-ja është dhe do të jetë faktor me rëndësi, dhe se FSK-ja nuk është problem, por, FSK-ja është pjesë e zgjidhjes’’, duke premtuar se jo vetëm që do të arrihet dhe do të zyrtarizohet marrëveshja e bashkëpunimit në mes të Italisë e Kosovës, por se do të hapen dyert për prosperitet në të ardhmen. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze