Gjendja e pacientëve me COVID-19 është stabile

Numri i të prekurve me virusin COVID-19 ka shkuar në 24, ku 14 prej tyre janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive në Prishtinë.
Ndërsa, 10 persona të diagnostikuar me virusin COVID-19 janë duke e marrë trajtimin në vetizolim në shtëpitë e tyre.
Doktori Shemsedin Dreshaj, ka bërë të ditur për KP se gjendja shëndetësore e pacientëve që janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive është e mirë.
“Gjendja është stabile. 14 të dokumentuar, të gjithë janë në gjendje stabile. Aktualisht asnjë pacient nuk ka nevojë për respiratorë”, tha ai.
Nga
Telegrafi
21/03/2020
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































