Një person është gjetur pa shenja jetë në stacionin e trenit në veri të Mitrovicës.

Në vendin e ngjarjes kane dalur njësitet përkatëse, ndërsa mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës.


Identiteti i viktimës ende nuk dihet, pasi nuk posedonte asnjë dokument identifikues me vete.

Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar. /Telegrafi/