Një person i identifikuar si Pasho Pasho është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Kolonjë të Ersekës (Qarku i Korçës).

Sipas informacioneve paraprake dyshohet se 75-vjeçari ka ndërruar jetë si pasojë e asfiksisë nga rrjedhja e gazit.


Ngjarja është raportuar nga komshinjtë të cilët kanë vënë re prezencën e erës së gazit.

Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave.