LAJMI I FUNDIT:

Gjendet e vdekur një grua në Kumanovë

Gjendet e vdekur një grua në Kumanovë

Dje në orën 19:20 në SPB Kumanovë, nga ana e ndihmës së shpejtë është denoncuar se në rrugën ‘521’, në lagjen Karposh është gjetur e vdekur 64 vjeçarja V.P.

Pas ndërmarrjes së masave është vërtetuar se e ndjera në orën 18:30 ka hyrë për tush në banjo, ndërsa në orën 19:15 pa shenja jete është gjetur nga i biri i saj.

Mjeku ka konstatuar vdekjen pa shenja dhune ndërsa me urdhër të prokurorit publik trupi është dërguar në familje./Telegrafi/