LAJMI I FUNDIT:

Gjashtë humbjet turpëruese të Barcelonës në 15 vitet e fundit (Video)

Gjashtë humbjet turpëruese të Barcelonës në 15 vitet e fundit (Video)

Ndodh shumë rrallë që Barcelona të pësojë humbje turpëruese, por ato nuk kanë munguar në vitet e fundit.

Disfata kundër PSG-së bëri që të “shpluhurosen” arkivat, për të kujtuar të tjera ndeshje që kanë përfunduar me disfatën e gjigantëve iberikë.

Madje, disa prej tyre kanë qenë deri diku edhe më shokuese se ajo e së martës në Ligën e Kampioneve.


1. Humbja 4-0 ndaj PSG-së është pa diskutim një nga zhgënjimet më të mëdha të viteve të fundit. Përballë një ekipi që ka diferenca cilësie me katalanasit, skuadra e Luis Enriques tashmë rrezikon më shumë se kurrë eliminimin që në 1/8-at e Ligës së Kampioneve, për herë të parë pas dhjetë vitesh.

https://www.youtube.com/watch?v=mfqI8VGilVk

2. Një disfatë 4-0 kundër Bajernit të Munichut në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve në vitin 2013, e cila u konsiderua akoma më e rëndë, duke i shtuar edhe faktin që ndeshjen tjetër e humbën 0-3, duke e çuar totalin e dy takimeve në një bilanc turpërues 0-7.

https://www.youtube.com/watch?v=6IDKqCrUhZI

3. Një humbje befasuese 4-0 kundër Athletic Bilbaos në ndeshjen e parë të Superkupës së Spanjës 2015, me një tripletë të paharrueshme të Aduriz. Barça nuk arriti ta përmbysë dot këtë rezultat, duke mos e fituar dot trofeun.

https://www.youtube.com/watch?v=Td-eV-WhcUs

4. Në Kupën e Mbretit 2007, Getafe ishte mundur 5-2 në ‘Camp Nou’ kundër Barcelonës. Dukej se kualifikimi i katalanasve ishte një formalitet, por në sfidën e kthimit pësuan një disfatë tronditëse 4-0, që u dha kualifikimin rivalëve madrilenë.

5. Në vitin 2003, Barcelona ishte shumë e varur nga ecuria e magjishme e Ronaldinjos. Por, në transfertën kundër Malagës, ylli brazilian mungoi dhe skuadra pësoi një “shuplakë”, duke u mundur me rezultatin e thellë 5-1.

6. Përballë një kundërshtari që ishte favorit absolut për të fituar, Racing zhvilloi një paraqitje që ende kujtohet me nostalgji nga tifozët. Regueiro, Ramis, Arzeno dhe Maxoni ishin autorët e golave në një fitore të thellë 4-0.

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Liverpoolit i thotë ‘po’ Barcelonës – transferimi i tij mund të mbyllet për 75 milionë euro

Ylli i Liverpoolit i thotë ‘po’ Barcelonës – transferimi i tij mund të mbyllet për 75 milionë euro

La Liga

"Ata nuk përfaqësojnë vlerat e klubit" - Werder Bremen përjashton Ozilin dhe Wiesen nga ndeshja me legjenda për nderë të Diegos

Bundesliga
Çmenduri në “Wanda Metropolitano” - Barcelona kthehet nga humbja brenda 20 minutash , duke marr fitore me aromë titulli

Çmenduri në “Wanda Metropolitano” - Barcelona kthehet nga humbja brenda 20 minutash , duke marr fitore me aromë titulli

La Liga
Dy humbje poshtëruese radhazi të Juventusit, drejtori sportiv i bardhezinjëve befason me deklaratën për Thiago Mottan

Dy humbje poshtëruese radhazi të Juventusit, drejtori sportiv i bardhezinjëve befason me deklaratën për Thiago Mottan

Serie A
Messi nuk kishte asnjë dyshim kur përmendi idhullin e tij të futbollit, nuk është Maradona

Messi nuk kishte asnjë dyshim kur përmendi idhullin e tij të futbollit, nuk është Maradona

Ndërkombëtare
Tuchel bën një ndryshim të detyrueshëm në listën e lojtarëve të ftuar të Anglisë

Tuchel bën një ndryshim të detyrueshëm në listën e lojtarëve të ftuar të Anglisë

Ndërkombëtare
Kalo në kategori