LAJMI I FUNDIT:

Gjakovari sulmon nënën me grushta, dërgohet në psikiatri

Gjakovari sulmon nënën me grushta, dërgohet në psikiatri
Foto: Ilustrim

Një grua është sulmuar fizikisht nga djali i saj.

Policia përmes një njoftimi ka bërë të ditur se viktima është sulmuar me grusht në kokë.

Rasti është raportuar të ketë ndodhur në rrugën ‘Sadik Stavileci’, dje rreth orës 18:30.


Siç njofton Policia, viktima ka marrë trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në kontroll mjekësor, përkatësisht në psikiatri.

Me vendimin e Prokurorit, i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes.