LAJMI I FUNDIT:

Giroud: Nuk festova, sepse Arsenali ma ka ndryshuar jetën

Giroud: Nuk festova, sepse Arsenali ma ka ndryshuar jetën
Olivier Giroud (Foto: Alex Grimm/Getty Images/Guliver)

Olivier Giroud ishte njëri nga golashënuesit në finale të Ligës së Evropës, në të cilën Chelsea e mposhti Arsenalin me rezultat 4-1.

Duke qenë një ish-lojtar i Topçinjve, sulmuesi francez nuk festoi në momentin e golit të tij dhe këtë e ka bërë për të nderuar klubin e mëparshëm.

“Mendoj se ishte një finale e mirë. Ishim më të mirë dhe më efikas në pjesën e dytë. Jam shumë krenar, sepse kjo skuadër meritoi të fitonte diçka”.


Chelsea ‘shkatërron’ Arsenalin, fiton trofeun e Ligës së Evropës
Lexo po ashtu Chelsea ‘shkatërron’ Arsenalin, fiton trofeun e Ligës së Evropës

“E humbëm Kupën e Ligës ndaj (Manchester) Cityt, por kjo është e veçantë, kampionati i dytë më i mirë evropian. Natyrisht se kam lënë shumë miq te Arsenali, klubi që ma ka ndryshuar jetën, ma ka dhënë mundësinë që t’i jetoj ëndrrat e mia duke luajtur në Ligën Premier”.

“U kam shumë borxh atyre, prandaj nuk do ta harroj kurrë dhe kjo është arsyeja pse nuk festova. Por, në anën tjetër, jam krenar që e fitova këtë trofe me Chelsean, tash jam një ‘blu’ i vërtetë. Ndihem i bekuar”, ka thënë francezi pas ndeshjes. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Lionel Messi i gatshëm për rikthim të bujshëm te Barcelona

Lionel Messi i gatshëm për rikthim të bujshëm te Barcelona

Ndërkombëtare
Reali merr tjetër goditje para ndeshjes me Sociedadin, lëndohet edhe Vini Jr

Reali merr tjetër goditje para ndeshjes me Sociedadin, lëndohet edhe Vini Jr

La Liga
Virgil van Dijk flet rreth një transferimi të mundshëm te Real Madridi

Virgil van Dijk flet rreth një transferimi të mundshëm te Real Madridi

Ndërkombëtare
Igli Tare lidhet me postin e drejtorit sportiv te Milani

Igli Tare lidhet me postin e drejtorit sportiv te Milani

Serie A
Ylli i Real Madridit u hoq nga skuadra e Spanjës për shkak të incidentit me Gavin

Ylli i Real Madridit u hoq nga skuadra e Spanjës për shkak të incidentit me Gavin

Përfaqësueset
Pranohet ankesa e La Ligas kundër kritikave të Real Madridit rreth gjyqtarëve, Los Blancos rrezikojnë dënimin

Pranohet ankesa e La Ligas kundër kritikave të Real Madridit rreth gjyqtarëve, Los Blancos rrezikojnë dënimin

La Liga
Kalo në kategori