Sulmuesi i Chelseat, Olivier Giroud, ka folur për vendimin e tij që ta lërë Arsenalin në janar. 

Në Francë tash e një kohë po flitet për transferimin e tij, ndërsa Giroud foli para gazetarëve për arsyet e transferimit.


"Ishte e sigurt për mua, zgjedhja ishte e qartë, duhej të largohesha nga Arsenali. Kjo ishte".

GettyImages 932027162 Olivier Giroud. (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)

"Nga momenti kur u hap afati kalimtar i transferimeve, trajneri kishte vendosur të merrte një sulmues të ri, ai pagoi një çmim të caktuar".

"Ishte e qartë se më duhej të largohem. Kisha pak minuta në dispoziocion” .

“Nuk mund të isha i kënaqur me atë rol, madje edhe më shumë kur ata nënshkruan me një sulmues të ri", ka thënë Giroud.

GettyImages 920539526 Olivier Giroud te Chelsea. (Photo by Mike Hewitt/Getty Images)

Giroud është bashkuar me Chelsean si huazim deri në fund të sezonit vetëm që të mos e humb paraqitjen në Kampionatin Botëror me Rusinë.

Ai është ftuar për ndeshjet miqësore te Kombëtarja e Francës. /Telegrafi/

telegrafi sport app