LAJMI I FUNDIT:

Gingseng, rrënja që shëron gjithçka

Gingseng, rrënja që shëron gjithçka

Rrënja e gingsengut është cilindrike, kështu që forma e tij i ngjan trupit të njeriut

Gëzim Humolli
Trajner i fitnesit
tel. 045 953 110

Gingsengu organik siberian (Eleutherococcuss enticosus), i njohur edhe si eleuthero, është një bimë që rrit rezistencën e trupit ndaj sëmundjeve, normalizon funksionimin e trupit, ndihmon në shëndetin fizik dhe mendor.


Popujt e Siberisë dhe ata të Lindjes së Largët e kanë përdorur këtë bimë prej shekujsh pikërisht për këto përfitime.

Rrënja përmban: vitaminë C, beta-karoten, vitamina E, B-1, B-2 dhe B-12, niacinë, vajra esencialë, minerale, kalcium, fosfor, kalium, magnez, natrium, alumin, barium, hekur, stroncium, bor, bakër, zink, mangan, krom dhe kobalt.

Këto lëndë ushqyese funksionojnë shumë më me efikasitet në kompleksin e tyre natyror, sesa individualisht.

Gingseng (Zhen-Shen) është një stimulues imuniteti efektiv në stinën e gripit dhe të ftohjes dhe është një përbërës i zakonshëm në preparatet për ruajtjen e shëndetit të grave, jo vetëm në menopauzë, por edhe te ato më të reja.

Falë vetive të saj adaptogjene, zvogëlon efektet e dëmshme të stresit dhe rrit aftësinë e trupit për të funksionuar normalisht në situata stresuese siç janë sëmundjet, sporti, stili stresues i jetesës, dieta e varfër etj.

Bazuar në hulumtimet, është konstatuar se gingseng përmirëson përdorimin e oksigjenit në muskujt e tensionuar. Kjo do të thotë se organizmi është në gjendje të përballojë më gjatë ushtrimet aerobike, ndërsa koha e rikuperimit nga përpjekjet është shumë më e shkurtër.

Eleuthero mund të jetë i dobishëm në detoksifikimin e trupit nga kimikatet (etanol, barbiturat natriumi, toksoidi tetanik, citostatikët), dhe redukton efektet e dëmshme të rrezatimit.

Mund të jetë gjithashtu e dobishme në trajtimin e sëmundjeve të ndryshme të sistemit imunitar (infeksioni HIV, sindroma e lodhjes kronike, lupusi) dhe, ndër të tjera:

– ka një efekt antioksidant (mbron trupin nga infeksionet virale dhe bakteriale dhe rrezatimi)
– ndihmon funksionin seksual
– zvogëlon rrezikun e tumoreve
– ndihmon normalizimin e funksionit endokrin
– detoksifikon trupin dhe zvogëlon efektet e dëmshme të përbërjeve kimike toksike (alkooli, droga, duhani)
– përmirëson shikimin, perceptimin e ngjyrave dhe dëgjimin
– shkurton kohën e rikuperimit të atletëve pas stërvitjes së rëndë
– te artriti, bronkiti, astma, inflamacioni dhe infeksioni nga kandida
– për kimioterapi dhe rrezatim
– për anemi, dispepsi dhe çrregullime të qarkullimit të gjakut – për shërimin e pagjumësisë.

A mund të merret gingseng në mënyrë natyrale nga ushqimi?

Gingsengu nuk mund të merret natyrshëm nga ushqimi, por në formë çaji ose shtesave tjera.

Ky produkt duhet të konsumohet për një periudhë më të gjatë para se të zbulohen efektet e tij.

Përpara se të vendosësh të konsumosh çajin çdo ditë duhet të konsultohesh me një mjek.

Gjithmonë blini gingseng nga një prodhues të cilit i besoni, sepse ekziston mundësia që të mos merrni koncentrimin e duhur të rrënjës. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Plaga e hapur në lukth: Të gjitha simptomat e të thatit dhe si t’i zbusim vështirësitë e pakëndshme!

Plaga e hapur në lukth: Të gjitha simptomat e të thatit dhe si t’i zbusim vështirësitë e pakëndshme!

Shëndetësi
Kalo në kategori