Gill: FA viktimizon Unitedin

“Unë vazhdoj të besoj se kanë qenë disa vendime të mjera, të cilat për mendimin tim nuk do t’u ngarkoheshin klubeve tjera. Me këtë nuk po hedh poshtë komentet e Wayne Rooneyt, pasi nuk mendoj se ishin korrekte, ose atë që tha Sir Alex Ferguson, sepse nuk i ndihmoi askujt. Por në të njëjtën kohë, dënimet ishin të rënda”.
”Ne jemi nxënë në një moment kur jemi klubi më i madh në Angli. A ka mënyrë më të mirë për të demonstruar autoritetin se sa duke dënuar klubin më të fuqishëm në mënyrën më të rëndë?”, ka thënë Gill në prezantimin e librit “Champ19ns”, libër që flet për rrugëtimin e Djajve drejt titullit rekord të 19-të. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals







































