Këngëtarja e mirënjohur e skenës shqiptare, Gili, ka publikuar së fundmi këngën e re.

Ky projekt muzikor titullohet “Sa kushton” dhe është kompletuar edhe me videoklip.


Muzika dhe teksti janë realizuar nga kompozitori Ilir Berani me orkestrim të Ardian Kastratit.

Gili 1 Foto: Screenshot/YouTube

Videoja ndërkohë i është besuar produksionit nga Shqipëria, Max Production.

Fevzije Konushefci (emri i vërtetë) edhe pse 57 vjeçare po vazhdon të jetë në formë të mrekullueshme.

Gili Foto: Screenshot/YouTube

Ajo po vazhdon t’i qëndrojë besnike stilit të saj muzikor që nga fillimet e karrierës.

E njëjta këtë periudhë është e angazhuar edhe me mbrëmje e ahengje të ndryshme muzikore. /Telegrafi/