LAJMI I FUNDIT:

Ghostrider, aeroplani i ushtrisë amerikane që bartë topin më të madh në qiell – peshon 80 tonelata dhe shkrep predha nga mijëra metra lartësi

Ghostrider, aeroplani i ushtrisë amerikane që bartë topin më të madh në qiell – peshon 80 tonelata dhe shkrep predha nga mijëra metra lartësi

Derisa aeroplani AC-130J i forcave ajrore amerikane fluturon mbi blloqet e larta të apartamenteve të Koresë së Jugut, kamerat e tij të fuqishme pothuajse mund të shohin brenda dritareve në katet më të larta, shkruan CNN.

Duke synuar më larg, ushtarët në aeroplanin me katër motor i quajtur Ghostrider, mund të zgjedhin objekte nga 15 mijë metra lartësi – duke goditur ato me armën më të madhe të montuar ndonjëherë në një aeroplan, transmeton Telegrafi.


CNN pati rastin të filmojë pamje ekskluzive brenda aeroplanit, të caktuar në Komandën e Operacioneve Speciale të Forcave Ajrore amerikane, në fillim të qershorit, pasi fluturoi nga baza në Hurlburt Field të Florida për një stërvitje të përbashkët në Korenë e Jugut.

Në një stërvitje, topi prej 105 milimetrash shkrepi predha 43 kilogramëshe, në një poligon në lindje të Seulit, ku forca e çdo shpërthimi ishte aq e fuqishme sa shtyu bishtin e aeroplanit 80 tonësh pesë metra në të djathtë.

Rreth tetë sekonda pas gjuajtjes, predhat goditën objektivin në një rreze prej 3 mijë metrash, derisa kontrollorët e armës së madhe shikonin rezultatet e punës së tyre në ekranet e mëdhenj të aeroplanit.

“Vlerësohen dy tanke të shkatërruara”, konfirmon një zë në kufjet e anëtarëve të ekuipazhit AC-130.

Piloti, kapiteni John Ikenberry tha se prania e AC-130 për stërvitjet në Korenë e Jugut është projektuar për t’i dërguar një mesazh fqinjëve të Koresë së Jugut dhe udhëheqësit Kim Jong-un.

“Kjo tregon se ne jemi gati”, tha Ikenberry.

Tensionet në Gadishull janë rritur muajve të fundit, ku Koreja e Veriut po dërgon balona me mbeturina në zonat në afërsi të Seulit dhe vazhdimisht po teston raketa, derisa jugkoreanët kanë shkrepur plumba paralajmërues mbi ushtarët verikorean që kaluan zonën e demilitarizimit.

AC-130J, është versioni i ri i Herculesit të Forcave Ajrore amerikane, që po teton aftësitë në Korenë e Jugut për të dytën herë këtë vit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump dëshiron të

Trump dëshiron të "pastrojë" Gazën - ja çfarë mund të thotë kjo për Lindjen e Mesme

Botë
Trump i përgjigjet ofertës së Salmanit prej 600 miliardë dollarësh: Duhet t'i rrumbullakojë investimet në një trilion

Trump i përgjigjet ofertës së Salmanit prej 600 miliardë dollarësh: Duhet t'i rrumbullakojë investimet në një trilion

Botë
Studentët bllokojnë një nga nyjet më të mëdha të trafikut në Beograd - kjo do të zgjasë 24 orë

Studentët bllokojnë një nga nyjet më të mëdha të trafikut në Beograd - kjo do të zgjasë 24 orë

Serbia
Zelensky për çmobilizimin: Nëse gjysma e ushtrisë largohet nesër, Putin

Zelensky për çmobilizimin: Nëse gjysma e ushtrisë largohet nesër, Putin "do të na vrasë të gjithëve"

Botë
Trump dëshiron që Jordania dhe Egjipti të pranojnë më shumë refugjatë dhe të 'pastrojnë' Gazën

Trump dëshiron që Jordania dhe Egjipti të pranojnë më shumë refugjatë dhe të 'pastrojnë' Gazën

Amerika
Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Kalo në kategori