Mesfushori i Interit, Arturo Vidal thuhet se është i hapur për të kaluar te klubi i madh argjentinas, Boca Juniors.

Veterani kilian pret të largohet nga Interi këtë verë, pasi nuk është në planet e trajnerit Simone Inzaghi.


Dhe duke folur me mediumin Ole, Vidal pranon se ai është i gatshëm të transferohet te Boca Juniors.

Megjithatë, ai ka konfirmuar se kjo lëvizje varet nga agjenti i tij Fernando Felicevich.

“Do të më pëlqente Boca Juniors, por gjithçka varet nga Fernando”, ka thënë shkurtimisht Vidal.

arturo vidal

Al Rayyan i ka bërë një ofertë kontratë Vidalit për një lëvizje në Katar, por opsioni Boca pëlqehet më shumë.

Ky është një lajm i gëzueshëm për Interin, pasi Vidal është njëri nga fituesit më të mëdhenj në skuadër dhe largimi i tij do të mundësonte ardhjen e ndonjë transferimi të madh. /Telegrafi/

telegrafi sport app