Getinjo lanson këngën e re "Fenomenal"

Reperi i popullarizuar nga Ferizaj, Getoar Aliu - Getinjo, ka lansuar së fundmi këngën e re.
“Fenomenal” titullohet kënga e tij e radhës, të cilën e ka shoqëruar edhe me videoklip.
Teksti është shkruar nga vet artisti, kurse për muzikën është përkujdesur Izsogood.

Videoja është realizuar nga Ideal Ebibi.

31-vjeçari vjen me tematikë të ndjeshme duke treguar gjëra nga e kaluara e shumëçka tjetër.
Të plotë tashmë këngën mund ta gjeni në platformën YouTube, në kanalin e 2Euro Music.
Getinjo përndryshe që nga fillimi i ka qëndruar besnik stilit të tij muzikor. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
02/11/2022
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






























































