Reperi i njohur Getinjo, bëri të ditur së fundmi se është në përfundim e sipër të një bashkëpunimi të ri me vëllain e tij, Mozzik.

Ata kryen xhirimet e klipit në Cyrih të Zvicrës, ku edhe u raportua nga mediat zvicerane se policia ndërhyri, duke ndërprerë xhirimet.


E përderisa ndodhet në Zvicër, Getinjo duket se ka shfrytëzuar rastin për të bërë një super blerje.

getinjo 273707141 922143855170294 9026384990444469897 n e1644504421453

Kjo pasi ai ka treguar përmes rrjeteve sociale se e ka gëzuar veten me një veturë luksoze të tipit “Mercedes”, duke shkruar "Përhajr më qoftë" në mbishkrimin e një prej tyre.

getinjo2 Foto: Getinjo/InstaStory

Ai ka publikuar në llogarinë e tij zyrtare disa imazhe nga brenda dhe jashtë automjetit të tij të ri, të blerë në shtetin helvetik.

gerinjo2

Duket se të ardhurat e mira nga muzika ia kanë mundësuar reperit që të bëjë një jetë mjaft të mirë dhe luksoze.

Kënga e tij e re në bashkëpunim me Mozzikun, do të jetë pjesë e albumit më të ri të këtij të fundit me titull “Lamboziki”. /Telegrafi/

getinjo 273426157 716164459758577 5254172833054208040 n