LAJMI I FUNDIT:

Getafe po e huazon Kenedyn nga Chelsea

Getafe po e huazon Kenedyn nga Chelsea

Getafe ka arritur një marrëveshje me Chelsean për të nënshkruar me anësorin, Kenedy, në formë huazimi deri në fund të këtij sezoni, sipas Diario AS .

Lojtari 23-vjeçar ka kaluar 18 muajt e fundit në huazim te Newcastle United, por arriti të shënojë tre herë në 41 paraqitje për klubin.

Kenedy erdhi përmes akademisë së klubit brazilian Fluminense përpara se të bashkohej me Chelsean në një marrëveshje me vlerë 8.6 milionë euro në verën e vitit 2015.


Sidoqoftë, ai ka bërë vetëm 27 paraqitje në skuadrën e parë për klubin nga Londra e Veriut dhe ka shënuar vetëm një gol, ndërsa ai gjithashtu ishte në huazim te Watford, por që nuk arriti ta tregonte vetën.

Klubet nga Liga Premier po mendojnë ndryshimin e datës përfundimtare të afatit kalimtar
Lexo po ashtu Klubet nga Liga Premier po mendojnë ndryshimin e datës përfundimtare të afatit kalimtar

Raporti përshkruan stilin e lojës së Kenedy si ‘teknike, eksplozive dhe të gjithanshëm’ ndërsa ai përfaqësoi Chelsean e Frank Lampard gjatë ndeshjeve parasezonale, duke shënuar në fitoren 4-3 ndaj Readingut.

Sidoqoftë, ai kurrë nuk ka pasur mundësi të luante një rol të spikatur në fituesit e Ligës së Evropës në këtë sezon dhe do të ndihmojë Getafe në kthimin e tyre në futbollin evropian. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ata më trajtuan sikur të isha Pablo Escobar, paraburgimi përvojë e çuditshme

“Ata më trajtuan sikur të isha Pablo Escobar, paraburgimi përvojë e çuditshme" - Nainggolan flet për arrestimin pas dyshimit për kontrabandë kokaine

Ligat tjera
“Thërrisni policinë” - Jose Mourinho dhe Fenerbahce me akuza të rënda ndaj Galatasarayt

“Thërrisni policinë” - Jose Mourinho dhe Fenerbahce me akuza të rënda ndaj Galatasarayt

Ligat tjera
Gjest i paprecedent në ndeshjen Espanyol-Barcelona: Lojtarja kapet nga kamerat duke e prekur kundërshtaren, por fjalët e saj ishin shokuese

Gjest i paprecedent në ndeshjen Espanyol-Barcelona: Lojtarja kapet nga kamerat duke e prekur kundërshtaren, por fjalët e saj ishin shokuese

Ligat tjera
Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Serie A
Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Ndërkombëtare
Vedat Muriqi i kthehet golave, por nuk i mjaftoi Mallorcas për fitore - sulmuesi prej më të mirëve në fushë

Vedat Muriqi i kthehet golave, por nuk i mjaftoi Mallorcas për fitore - sulmuesi prej më të mirëve në fushë

La Liga
Kalo në kategori