LAJMI I FUNDIT:

Gërvalla: Thellimi i partneriteteve me aleatët, mision i diplomacisë sonë

Gërvalla: Thellimi i partneriteteve me aleatët, mision i diplomacisë sonë

Për herë të parë që nga viti 2018, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka mbledhur shefat e misioneve diplomatike në Konferencën Vjetore të Ambasadorëve, ku po marrin pjesë edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti.

Në hapje të kësaj konference, ministrja Donika Gërvalla ka thënë se takimi vjetor me trupën diplomatike të Kosovës është një mundësi e mirë për diskutuar mbi sfidat dhe të arriturat, prioritetet dhe rolin që luan diplomacia e Kosovës në mbrojtjen e interesave të shtetit në rrafshin ndërkombëtar.

“Sonte është një natë që i paraprinë 3 ditëve të punës, gjatë të cilave do të bisedojmë gjerë e gjatë me ambasadorët rreth politikës së jashtme, ndryshimeve që ka në ndodhur në vendin tonë, por edhe në shërbimin e jashtëm. Do të bisedojmë rreth misionit, i cili është një privilegj, ndoshta më i madhi, në këtë republikë të jesh ambasador i këtij vendi e të përfaqësosh interesat e tij. Do të bisedojmë gjerë e gjatë edhe për qasjen e re që e ka Kosova ndaj mërgatës së saj, përfshirjes së saj intensive në të gjitha zhvillimet shoqërore, politike dhe ekonomike të vendit”, ka theksuar Gërvalla.


Ajo tutje ka thënë se mirëmbajtja dhe thellimi i partneriteteve strategjike me aleatët dhe mbështetësit e shtetit të Kosovës, si dhe promovimi aktiv dhe produktiv i Kosovës në të gjitha forumet, mekanizmat dhe institucionet ndërkombëtare është mision i diplomacisë kosovare.

Në trend Lajme

Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi i ushtarëve amerikanë nga Kosova është shqetësues, problemi real janë raportet politike

Eksperti i sigurisë: Largimi i ushtarëve amerikanë nga Kosova është shqetësues, problemi real janë raportet politike

Siguri
Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Lajme
Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Lajme
“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Lajme
Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Lajme
Albulena Haxhiu gruaja më e votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit

Albulena Haxhiu gruaja më e votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit

Lajme
Kalo në kategori