LAJMI I FUNDIT:

Gërvalla: Qeveria nuk do të kërkojë rrugica për të impelementuar një asociacion që shkel Kushtetutën e vendit

Gërvalla: Qeveria nuk do të kërkojë rrugica për të impelementuar një asociacion që shkel Kushtetutën e vendit

Asociacioni i komunave me shumicë serbe, vazhdon të mbetet temë diskutimi mes Kosovës dhe Serbisë.

Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla ka thënë se nuk mund të implementohet një Asociacion që e shkel Kushtetutën e vendit.

Ajo tha se Qeveria e Kosovës nuk do të kërkoi rrugica për të implementuar një gjë të tillë.


“Kjo qeveri nuk do kërkoj rrugica për të impelmentuar një asociacion që e shkel Kushtetutën e vendit tonë. Cila do të jetë rrjedha e bisedave në Bruksel në kuadër të marrëveshjes finale, cilat do të jenë koncesionet që edhe Serbia do të jetë e gatshme të bëjë në raport me të drejtat e minoriteteve në Serbi, e shumë e shumë tema të tjera, mbetet të diskutohen në kuadër të dialogut”, tha të hënën Gërvalla.

Gërvalla shtoi se palët janë marrë vesh në Bruksel që Asociacioni të implementohet vetëm pasi të ketë kaluar në Gjykatën Kushtetuese.

“Por, Asociacioni për të cilin palët janë marrë vesh në Bruksel, por për të cilin palët janë marrë vesh që të zbatohet vetëm pasi të ketë kaluar Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, nuk mund të zbatohet sepse e shkel kushtetutën dhe një Qeveri, një gjë që nuk do të duhej të bënte kurrë, është që të merrte vendime të cilat shkelin ligjet dhe kushtetutën e vendit”, ka shtuar Gërvalla.

Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për Asociacionin më 2013 dhe më pas më 2015 mbi parimet për themelimin e tij.

Po më 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka gjetur se marrëveshja nuk është në harmoni të plotë me Kushtetutën. /Telegrafi/