LAJMI I FUNDIT:

​Gërvalla: “Open Balkan” i dështuar pasi Serbia nuk dënoi agresionin e Rusisë

​Gërvalla: “Open Balkan” i dështuar pasi Serbia nuk dënoi agresionin e Rusisë

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla ka deklaruar se “Open Balkan” ka dështuar pas pozicionimit të Serbisë pro Rusisë.

Gërvalla duke komentuar marrëveshjen e Uashingtonit, ka thënë se ka të mira, pak të mira dhe të dëmshme, siç është ndalimi i mosaplikimit në organizata ndërkombëtare dhe njohje, të cilin Serbia asnjëherë nuk i ka ndalur për çnjohje të Kosovës.

“Unë kam miq që më tregojnë se Serbia i ka ofruar armë ruse, vaksina dhe sheqer për çnjohje të Kosovës. Gazësjellësit nuk iu është thënë asnjëherë jo por ministrisë së Zhvillimit Ekonomik iu është thënë një të bëjë një strategji se si të veprohet por disi gazi është përdorur për ta akuzuar qeverinë se po prishni punë me Amerikën”, tha ajo në RTV Dukagjini.


Kur është pyetur nëse Kosova do të aplikojë në Këshillin e Evropës, ajo tha se Kosova nuk do të bëjë asnjë aplikim pa i siguruar dhe tash po masin pulsin.

“Në fund të javës së bashku me kryeministrin do të jemi në Antali, ku do të jenë mbi 70 kryeministra dhe do të diskutojmë nëse do të kemi përkrahje nëse do të aplikonim”, tha ajo.

Gërvalla tha se për zgjedhjet serbe në Kosovë, Qeveria ka ofruar që votimi të bëhet në zyrën ndërlidhëse dhe me postë, por deri tash nuk kanë marrë përgjigje.

Sipas saj, votimi i serbëve nuk mund të bëhet duke shkelur sovranitetin e Kosovës.