LAJMI I FUNDIT:

Gërvalla dënon fjalimin e Vuçiqit në OKB, kërkon reagim nga SHBA dhe BE: U shkelën zotimet e marra në Bruksel

Gërvalla dënon fjalimin e Vuçiqit në OKB, kërkon reagim nga SHBA dhe BE: U shkelën zotimet e marra në Bruksel

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, e ka dënuar fuqishëm fjalimin e presidentit të Serbisë në OKB, i cili ka hedhur një paralele mes pavarësimit të Kosovës dhe zanafillës së agresonit rus në Ukrainë.

“Si ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës dënoj ashpër dhe i hedh poshtë në tërësi si të pavërteta dhe tentim për shtrembërim të historisë deklarimet lidhur me Republikën e Kosovës, të bëra nga Presidenti i Serbisë në paraqitjen e tij të sotme para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ku ai, mes të tjerash, zanafillën e agresonit rus në Ukrainë e sheh tek pavarësimi i Kosovës, dhe paturpshëm pretendon se më 2008 Serbisë i ka ndodhur kjo që i ndodhë Ukrainës sot”, ka shkruar Gërvalla në Facebook.

Vuçiqi ankohet në OKB: Perëndimi shkeli ligjin ndërkombëtar duke njohur Kosovën
Lexo po ashtu Vuçiqi ankohet në OKB: Perëndimi shkeli ligjin ndërkombëtar duke njohur Kosovën

Gërvalla thotë se pavarësia e Kosovës erdhi si rezultat pas i një përpjekjeje të organizuar të shtetit të Serbisë për të zhdukur popullin shqiptar në Kosovë.


“Me këto shpifje dhe përpjekje për shtrembërim të historisë, Presidenti i Serbisë ka keqpërdorur rëndë foltoren e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Nëse ka një ngjashmëri mes agresionit rus në Ukrainë dhe rastit të Kosovës, ajo është vetëm te fakti se Rusia sot ka marrë në shënjestër Ukrainën dhe ukrainasit ashtu si Serbia më 1999 kishte marrë në shënjestër Kosovën dhe shqiptarët e Kosovës”, shton Gërvalla.

Begaj në Asamblenë e OKB-së: Njiheni pavarësinë e Kosovës!
Lexo po ashtu Begaj në Asamblenë e OKB-së: Njiheni pavarësinë e Kosovës!

Gërvalla thotë se me fjalimin e tij në OKB, presidenti i Serbisë shkeli marrëveshjen e arritur në Bruksel me 18 mars 2023.

“Më atë Marrëveshje, Presidenti i Serbisë është pajtuar edhe që Serbia të mos flasë në emër të Republikës së Kosovës në forumet ndërkombëtare, dhe të mos e kundërshtojë anëtarësimin e Republikës së Kosovës në cilëndo organizatë ndërkombëtare, përfshirë OKB-në”.

Ajo thotë se Vuçiqi  në OKB lansoi të pavërteta dhe insinuata, që përveç Kosovës njollosin edhe partnerët ndërkombëtarë Perëndimorë, BE-në dhe SHBA-në.

Ministrja e Jashtme thotë se për Kosovën deklaratat e Vuçiqit nuk janë befasi.

“Ndoshta deklarimet e tilla të njeriut që ka qenë bashkëpunëtor i afërt i krimineleve të luftës Slobodan Milosheviq e Vojislav Sheshel mbase mund edhe të befasojnë dikë në Perëndim që vazhdon të besojë se Presidenti aktual i Serbisë është një partner i mundshëm demokratik i BE-së dhe NATO-s”.

Ajo ka kërkuar reagim nga bashkësia ndërkombëtare për këto shkelje që ka bërë Vuçiqi në OKB.

“I bëjmë thirrje bashkësisë ndërkombëtare, posaçërisht BE-së dhe SHBA-së, që të dënojnë një gjuhë të tillë të përdorur nga Presidenti i Serbisë në OKB, dhe t’ia rikujtojnë atij obligimet që ka marrë me pajtimin e shprehur në Bruksel dhe Ohër”, ka shkruar tutje Gërvalla./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Maqedonci jep detaje për marrëveshjen me ShBA-të: Do të ndihmojë për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Maqedonci jep detaje për marrëveshjen me ShBA-të: Do të ndihmojë për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Lajme
Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Lajme
Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Alergji nga pickimi i bletës? Alergologu Halimi tregon si duhet të veprohet në ato momente

Alergji nga pickimi i bletës? Alergologu Halimi tregon si duhet të veprohet në ato momente

Lajme
Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Lajme
Kalo në kategori