Trajneri i Liverpoolit për moshat U18 dhe legjenda e klubit, Steven Gerrard, ka zbuluar se menaxheri Jurgen Klopp, ende është i pakënaqur me mbrojtjen e tij.

Liverpooli afroi në afatin kalimtar të janarit mbrojtësin holandez, Virgil Van Dijk, për një shifër rekord prej 85 milionë eurove, por duket se Klopp dëshiron ende mbrojtës.


Legjenda e klubit, Gerrard ka lënë të kuptohet se plani afatgjatë i Kloppit përfshin jo vetëm forcimin e mbrojtjes, por edhe një ndryshim portieri.

"Unë ende mendoj se ai është duke u përpjekur për të gjetur atë [portierin]", ka thënë fillimisht Gerrard.

gerrard klopp 1

"Ai padyshim ka sjellë Van Dijk si një nënshkrimi të madh parash dhe jam i sigurt se do të përpiqet të bëjë më shumë nënshkrime në këtë repart".

"Mendoj se ai është ende duke u përpjekur për të gjetur pesëshin e tij të preferuar", përfundoi legjenda e Liverpoolit.

Ndryshe, Van Dijk ishte afrimi i vetëm i Reds, ndërsa nga skuadra u larguar, ylli brazilian Philippe Coutinho, i cili u transferua te Barcelona. /Telegrafi/

telegrafi sport app