LAJMI I FUNDIT:

Gerard Pique thuhet se e tradhtoi Shakiran në vitin 2012 me modelen Bar Refaeli?

Gerard Pique thuhet se e tradhtoi Shakiran në vitin 2012 me modelen Bar Refaeli?

Po vazhdojnë të dalin në dritë akuza të tjerë për tradhti nga ana e Gerard Piques ndaj Shakiras.

Fotografi Jordi Martin u shfaq së fundmi në rrjetet sociale për të pretenduar se Pique e kishte tradhtuar Shakiran me modelen izraelite, Bar Refaeli.

Sipas fotografit, kjo kishte ndodhur rreth një dekadë më parë, në vitin 2012.


Foto: Screenshot/Instagram

Në videot e postuara gjatë fundjavës, Martin pretendon se ka një mik të përbashkët me Refaelin, i cili konfirmoi se modelja bënte udhëtime të shpeshta në Barcelonë për t’u takuar me Pique.

Në atë kohë, Shakira dhe Pique ishin në një lidhje dyvjeçare dhe ka mundësi që kolumbianja ishte në pritje të fëmijës së saj të parë me futbollistin në momentin që dyshohet se ka ndodhur tradhtia me Refaelin, pasi kjo dyshohet se ka ndodhur në vitin 2012 dhe Shakira lindi Milanin më 22 janar 2013.

Gerard Pique i zhgënjyer me Shakiran në lidhje me kushtet e divorcit të tyre
Lexo po ashtu Gerard Pique i zhgënjyer me Shakiran në lidhje me kushtet e divorcit të tyre

Pretendimet e Martinit i kanë shtuar një tjetër kapitull dramatik ndarjes së diskutueshme mes ish-çiftit.

“Pas një kohe të gjatë, më në fund kam qenë në gjendje të konfirmoj atë që dikur ishte një sekret i hapur. Tradhtia e supozuar e Gerard Piques ndaj Shakirës me Bar Refaelin në vitin 2012”.

“Disa ditë më parë fola me një mik të ngushtë të Bar Refaelit, i cili ka qenë mik i imi prej shumë vitesh, dhe ai mundi të konfirmonte se arsyeja e vizitave të shumta të top-modeles në Barcelonë ishte kjo”.

Programi Socialite (Telecinco) siguroi se modelja, e cila ishte në lidhje me Leonardo DiCaprion midis 2006 dhe 2011, udhëtoi në janar 2012 për të marrë pjesë në Camp Nou në Copa del Rey, një turne në të cilin luante Pique.

Foto: Getty Images

Raportimet nga Jordi Martin tregojnë se pas ndeshjeve, Refaeli do të dilte për darkë me disa nga lojtarët e skuadrës. “Nuk e kishim imagjinuar kurrë se ishte Pique sepse Gerard sapo kishte nisur një lidhje me Shakiran”. /Telegrafi/

Foto: Arkiv

Në trend Magazina

Më shumë
Gjesti zgjedh për t'i rikthyer: Redonin, G Banin, Jozin, Amberin, Klajdin, Krisën dhe Gertin, banorët shkojnë në televotim

Gjesti zgjedh për t'i rikthyer: Redonin, G Banin, Jozin, Amberin, Klajdin, Krisën dhe Gertin, banorët shkojnë në televotim

Magazina
Një këngëtar, një sipërmarrës dhe një blogere, tre banorë të rinj i bashkohen shtëpisë së BBVA

Një këngëtar, një sipërmarrës dhe një blogere, tre banorë të rinj i bashkohen shtëpisë së BBVA

Magazina
Gjesti takon motrën e Eglit: Nëse lëndohet ndonjëherë, janë gjëra që ndodhin

Gjesti takon motrën e Eglit: Nëse lëndohet ndonjëherë, janë gjëra që ndodhin

Magazina
Egli Tako kërkon ta lërë shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Egli Tako kërkon ta lërë shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Magazina
Gjesti ia thotë në sy Eglit që nuk ka ndjenja për të: E kam në mendje ish-in, unë fle e rri me ty por nuk ndjej - jam i vërtetë

Gjesti ia thotë në sy Eglit që nuk ka ndjenja për të: E kam në mendje ish-in, unë fle e rri me ty por nuk ndjej - jam i vërtetë

Magazina
Gjesti lexon zarfin e fundit të Valixhes së Tundimeve: Tre ish-banorë rikthehen në shtëpi për t'u bërë pjesë e garës

Gjesti lexon zarfin e fundit të Valixhes së Tundimeve: Tre ish-banorë rikthehen në shtëpi për t'u bërë pjesë e garës

Magazina
Kalo në kategori