Gerapetritis: Nëse Maqedonia e Veriut vazhdon me këtë politikë, kemi mjete për presion shtesë

“Nëse Maqedonia e Veriut vazhdon me këtë politikë, e cila është drejtpërdrejt në kundërshtim me marrëveshjet ndërkombëtare, atëherë pala greke ka mjete për të ushtruar presion edhe më të madh, do të thotë që janë dypalëshe dhe shumëpalëshe në nivel të organizatave ndërkombëtare”.
Këtë e tha ministri i Punëve të Jashtme. nga Greqia, Giorgos Gerapetritis në intervistën për televizionin grek ERT. Kreu i diplomacisë greke përsëriti se Marrëveshja e Prespës është ratifikuar nga të dy parlamentet, duke bartur kështu detyrime ligjore “që nuk mund të ndryshohen nga asnjëri vend”.
“Natyrisht, edhe vetë Marrëveshja e Prespës thotë qartë se çështja e emrit, pra emrit të Maqedonisë së Veriut, nuk mund të ndryshohet as me marrëveshje të palëve. Është një dispozitë që mbetet përgjithmonë. Në këtë moment ka një shkelje të qartë nga lidershipi politik dhe shtetëror. Nuk mbështetet ligjërisht pretendimi se çdo lider politik apo shtetëror mund të përdorë një emër tjetër për vendin e tij jashtë kornizës formale, pasi kjo në realitet do të ishte një shkelje e drejtpërdrejtë. Presidenti apo kryeministri i një vendi, kur është në një dalje publike, nuk mund t’i referohet autonomisë private. Kjo nuk është në përputhje me të drejtën kushtetuese të brendshme dhe as me të drejtën ndërkombëtare”, theksoi Gerapetritis.
Ai përsëriti qëndrimin se për ta marrëveshja “ka probleme të theksuara politike dhe juridike”, por i detyron të gjithë.
“Kam bërë një përpjekje shumë të madhe për të informuar plotësisht të gjithë partnerët tanë dhe të gjitha organizatat ndërkombëtare dhe mund t’ju them se në këtë moment ekziston një shqetësim serioz nga të gjithë për qëndrimin e Maqedonisë së Veriut. Të gjithë e kuptojmë se nëse kjo politikë vazhdon, e cila është drejtpërdrejt në kundërshtim me marrëveshjet ndërkombëtare, të cilat janë baza e arkitekturës së sigurisë ndërkombëtare, atëherë pala greke ka mjetet për të ushtruar edhe më shumë presion, do të thotë të jenë dypalëshe dhe shumëpalëshe në nivel të organizatave ndërkombëtare”, tha Gerapetritis për ERT.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

A do të jetë posti i presidentit pjesë e 'pazareve' për formimin e qeverisë?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

“Goditja e familjes sime, ‘vrasje me pagesë’” - Erion Veliaj reagon nga burgu

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë