Ajo momentalisht është njëra nga femrat më të komentuara në tabloidet e huaja e njëherësh edhe në mediat shqiptare.

Fjala është për bashkëshorten e futbollistit Cristiano Ronaldo, Georgina Rodriguez, e cila admirohet për figurën e saj trupore.


Mes shumë bashkëpunimeve, së fundmi duket se zeshkania ka nisur një bashkëpunim me kreatoren tonë të modës, Lia Stubllën.

72421681 712064082641136 7097892803392307200 n Georgina Rodriguez pozon me fustanin e kreatores së modës, Lia Stublla (Foto: Instagram)

Kjo e fundit ka publikuar disa fotografi në rrjetet sociale, gjersa 25-vjeçarja shfaqet joshëse në fustanin e veçantë të punuar nga stilistja kosovare.

Ajo ka të veshur një fustan më të errët të prerë anash, që ia ekspozon këmbët derisa ka të zbuluar edhe pjesën e sipërme.

72346700 408684926397932 6363536443263942656 n Georgina Rodriguez pozon me fustanin e kreatores së modës, Lia Stublla (Foto: Instagram)

Veç tjerash, Lia Stublla deri më tani ka punuar me shumë emra të njohur botëror, përfshirë modelen spanjolle, Jessica Goicoechea, aktoren e famshme botërore, Tiffany Panhilason, etj.

E njëjta shquhet për stilin unik dhe trendi, koleksionet e së cilës janë të mahnitshme dhe shumë të pëlqyera. /Telegrafi/