Georgina Rodriguez ka ndezur spekulime se është fejuar me Cristiano Ronaldon, ndërsa ndau një mesazh të fshehtë së bashku me një çast romantik të tyre.

Çifti, të cilët ndodhen në një festë idilike në një jaht prej 5.5 milionë funtash në Riverën Franceze, pozuan për një foto ku futbollisti shfaqet duke ia mbuluar dorën partneres së tij.


Georgina, 26 vjeçare, bëri kureshtarë fansat pasi në mbishkrim të fotografisë shënoi “PO”.

Ajo dukej e mrekullueshme në një fustan të kuqërremtë që ia shfaqte linjat, ndërkohë Cristiano kishte veshur një këmishë të 'Louis Vuitton' me pantallona fildishi.

Dyshja pozuan mjaft të lumtur pranë detit dhe tashmë kanë dëshmuar dashurinë e madhe që kanë ndaj njëri-tjetrit.

Zeshkania po ashtu mbante flokët e lëshuara e me grim të thjeshtë, teksa përreth qafës vuri një byzylyk ari.

32267526 8654793 In love The couple have been making the most of their summer wit a 61 1598136916224 Cristiano Ronaldo (Foto: Instagram)

Reagimet e fansave ishin të menjëhershme duke pyetur nëse Ronaldo i kishte propozuar asaj.

Një ndjekës ka shkruar, “Çfarë do të thuash po?”, derisa tjetri shtoi, “A është kjo ajo që po mendojmë të gjithë”.

“A jeni fejuar”, vazhdoi një tjetër ndjekës.

Çifti së fundmi u larguan në një pushim ekstravagant me vajzën e tyre Alana Martina, dy vjeçe, djalin e Cristianos, Cristiano Ronaldo Jr, 10 vjeç, dhe binjakët e tij Eva dhe Mateo, tre vjeçë. /Telegrafi/

32267550 8654793 Family matters The spent their lavish holiday with their daughte m 60 1598136906161 Cristiano Ronaldo dhe familja e tij (Foto: Instagram)