Ai u bë baba për herë të katërt një vit më parë kur e dashura e tij, Georgina Rodriguez lindi vajzën e tyre Alana Martina.

Cristiano Ronaldo pati edhe më shumë arsye për të buzëqeshur të hënën, kur morri një çmim prestigjioz të revistës sportive, Marca për arritjet në futboll - dhe kishte partneren magjepsës pranë tij.


Sulmuesi portugez, i cili aktualisht luan për klubin italian të Juventusit e përqafoi të dashurën 25-vjeçare teksa pozoi me krenari me trofeun gjatë një ceremonie të mbajtur në kryeqytetin spanjoll të Madridit.

16642048 7298375 image m 11 1564422535267

Pos hireve të bukurisë që ka bukuroshja, mediat e huaja raportojnë se zeshkania duket se është shtatzënë për herë të dytë.

E gjithë kjo në saje të shtimit të peshës në kohët e fundit prej argjentinases, e cila shihet paksa me bark të rrumbullakosur.

Ndryshe, Ronaldo tashmë është baba i katër fëmijëve - tre prej tyre i ka sjell një nënë surrogate - një e ka me Rodriguezin. /Telegrafi/

16642050 7298375 image a 6 1564422483093

16642056 7298375 image m 9 1564422517569