Gjyqtari ndërkombëtar Genc Nuza është caktuar që ta gjykojë ndeshjen miqësore mes Shqipërisë dhe Jordanisë.

Ndeshja që do të zhvillohet në Elbasan Arena me 10 tetor është e karakterit miqësore, por në kalendar të FIFA-s.


Nuza do ta drejtojë ndeshjen se bashku me dy ndihmësit e tij Fatlum Berisha  dhe Bujar Selimaj.

genc nuza 1

Gjyqtar i katërt do të jetë Juxhin Xhaja.

Genz Nuza gjyqtar ndërkombëtar tashmë është futur më listën  e FIFA-s dhe rregullisht gjykon ndeshje të karakterit ndërkombëtar.

Shqipëria nuk po kalon periudhë edhe aq të mirë pas humbjes me Skocinë. Një fitore do ta ngrinte moralin e ekipit.

shqiperia 1

Me marrjen e përvojës ai pritet që t’i ngjit nivelet dhe të gjykojë edhe ndeshje të karakterit më të madh. /Telegrafi/

telegrafi sport app