LAJMI I FUNDIT:

Geer: Ekzistojnë spekulime në media për çështjen Shkup-Sofje, e rëndësishme është të miratohet korniza negociuese

Geer: Ekzistojnë spekulime në media për çështjen Shkup-Sofje, e rëndësishme është të miratohet korniza negociuese

“Ekzistojnë shumë spekulime në media për shumë tema. Nuk mendoj se është e dobishme të shtoj diçka për ato spekulime, por ajo që është e rëndësishme është se dialogu duhet të vazhdojë”.

Kështu thotë euroambasadori në Shkup David Geer, i pyetur në lidhje me çështjen në mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, si dhe shkrimet nga “Politico” se është arritur konsensus në BE rreth kërkesave të Bullgarisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Tani duhet të arrihet marrëveshje për kornizën negociuese, si një pikë referente në negociatat për anëtarësim në BE dhe më pas do të mund të kemi konferencën ndërqeveritare që ta nisim edhe vetë procesin”, tha Geer.


Ndërsa ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, lidhur me publikimin e “Politico”, megjithatë, theksoi se nga ajo që dëgjon në media kjo nuk është pikëpamje e re e Republikës së Bullgarisë si duhet të zgjidhet kjo çështje, por se nuk mund të flasë për kurrfarë propozimesh, sepse ne nuk jemi pjesë e debatit që po zhvillohet brenda në BE.

Lidhur me punën e komisioneve, ministri Osmani, tha se grupet e punës komunikojnë në bazë të rregullt, kuptohet në kuadër të kufizimit që i imponon pandemia./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Maqedonci jep detaje për marrëveshjen me ShBA-të: Do të ndihmojë për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Maqedonci jep detaje për marrëveshjen me ShBA-të: Do të ndihmojë për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Lajme
Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Lajme
Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Alergji nga pickimi i bletës? Alergologu Halimi tregon si duhet të veprohet në ato momente

Alergji nga pickimi i bletës? Alergologu Halimi tregon si duhet të veprohet në ato momente

Lajme
Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Lajme
Kalo në kategori