Gazetari maqedonas e emocionon Mourinhon -portugezi i premton atij një foto kur të mbërrijë në Shkup pasi babi tashmë i vdekur i gazetarit ishte fans i flaktë i trajnerit
Trajneri i Tottenhamit, Jose Mourinho, në konferencën për shtyp para ndeshjes me Shkëndijën ka hasur në një moment emocionues, kur një gazetar maqedonas i kërkoi një foto kur ai të arrijë në Shkup, pasi trajneri ka qenë idhull i babait të tij.
Tottenhami do të zbarkojë në Shkup për tu përballur me klubin shqiptar Shkëndija në kuadër të Ligës së Evropës këtë të enjte.
Igor Aleksandrovic, një gazetar i pavarur, ka qenë pjesë e konferencës për shtyp të mbajtur në “Zoom”, ku i ka bërë trajnerit dy pyetje në lidhje me ndeshjen dhe i ka kërkuar një favor.
“Përshëndetje trajner, kjo është mundësi unike që unë t’ju bëj dy pyetje dhe t’ju kërkoj një favor. Unë duhet të të pyes diçka në emër të babait tim”.
“Përshëndetjet e para për ju nga ai, pasi ai nuk jeton më. Një nga rastet kur ishte shumë i sëmurë më tha nëse kam ndonjë rast të të shoh, duhet të të kërkoj një fotografi me ty – pasi ai kishte respekt të madh për ju”.
“Nëse më lejoni një fotografi me ju, unë do ta fus në kornizë dhe do ta vendos në vendin e tij të përjetshëm të prehjes. Nëse ndeshja shkon mirë për ju dhe ekipin tuaj, a do të më lejoni ta bëj?”, pyeti gazetari.
Portugezi, para se të përgjigjej në dy pyetjet e lidhura me futbollin tha: “Faleminderit shumë. Fotografia nuk kanë asnjë lidhje me rezultatin”.
“Fotografia do të është e kryer, do ta bëjmë. Mund të na takoni para ndeshjes, ose ndoshta në hotel është më e lehtë. Nëse bëhet pas ndeshjes, pas ndeshjes. Nuk ka asnjë lidhje me rezultatin”.
“Kënaqësia ime do të jetë të bëj fotografi me ty. Është nder për mua që babai juaj kishte respekt kaq të madh për mua. Nuk e meritoj këtë”, ka thënë Jose.
Really lovely moment after Jose Mourinho press conference. Macedonian journalist very upset he couldn’t ask a question as his late father idolised Jose. Mourinho heard about it and came back, answered it and promised him a photo which the man will put on his father’s memorial.
— Alasdair Gold (@AlasdairGold) September 23, 2020
Ndeshja mes Shkëndijës dhe Tottenhamit të enjten nga ora 20:00. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Van Persie bën hapin e madh në karrierë si trajner, merr drejtimin e gjigantit holandez

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri