LAJMI I FUNDIT:

Gazeta më e madhe në Holandë, karikaturë poshtëruese për Erdoganin (Foto)

Gazeta më e madhe në Holandë, karikaturë poshtëruese për Erdoganin (Foto)

Gazeta më e shitur në Holandë është hapur sot me një karikaturë në faqen e parë duke e paraqitur presidentin e Turqisë si një majmun.

Vendimi erdhi, pasi policia turke arrestoi një gazetar holandez në Turqi fundjavën që lamë pas kinse kishte fyer presidentin Rexhep Taip Erdogan.

E përditshmja populiste “De Telegraaf” proteston për lirinë e fjalës, teksa paraqet presidentin turk dhe në këmbët e tij, gazetarin dhe shkrimtarin Ubru Umar, me prejardhje turke dhe shtetësi holandeze.


Në karikaturë, presidenti po qëndron mbi një gur, duke tentuar të tregojë se Turqia është një vend ku dominon autoriteti i një njeriu të vetëm.

Umar, një kolumnist i gazetës Metro, u arrestua për shkak se hodhi një status në Twitter në lidhje me Erdoganin.

karikatura