LAJMI I FUNDIT:

Gattuso pritet të luajë me formacionin më të fortë ndaj Olympiakosit

Gattuso pritet të luajë me formacionin më të fortë ndaj Olympiakosit
(Foto: Getty Images)

Milani do të luajë sot (e enjte) një ndeshje shumë të rëndësishme në kuadër të Ligës së Evropës ndaj Olympiakosit.

Rossonerët janë mysafirë të ekipit grek në ndeshjen e fundit të vlefshme për Grupin F në Ligën e Evropës, ndeshja e cila fillon nga ora 21:00.

Ky takim pritet të jetë vendimtar për kualifikimin tutje të njërës apo tjetrës skuadër.


Në mbrëmje zhvillohen ndeshjet e fundit për grupet e Ligës së Evropës
Lexo po ashtu Në mbrëmje zhvillohen ndeshjet e fundit për grupet e Ligës së Evropës

Gennaro Gattuso mendohet se nuk do t’ia lë asnjë rast fatit me kualifikimin e Milanit, pasi pritet të emërojë një ekip të fortë për t’u përballur me Olympiakosin.

Gattuso dëshiron ta sigurojë kualifikimin (Foto: Getty Images)

Rossonerët kanë nevojë vetëm për një barazim në Greqi për të siguruar vendin e tyre në raundet e eliminuara, por trajneri nuk pritet të bëjë rotacion në formacion.

Pepe Reina do të zëvendësojë Gigio Donnarumma në gol, siç ka bërë në të gjitha ndeshjet evropiane deri më tani, por Patrick Cutrone dhe Gonzalo Higuain pritet të jenë titullarë.

Gattuso: Ndeshje e vështirë, duhet të kemi respekt për Olympiacosin
Lexo po ashtu Gattuso: Ndeshje e vështirë, duhet të kemi respekt për Olympiacosin

Samu Castillejo mendohet se do të fillojë në të djathtë në formacionin 4-4-2 me Hakan Calhanoglu në anën tjetër dhe Franck Kessie dhe Tiemoue Bakayoko në mes.

Formacioni i mundshëm i Milanit: Reina; Calabria, Abate, Zapata, Rodriguez; Castillejo, Kessie, Bakayoko, Calhanoglu; Cutrone, Higuain

/Telegrafi/  

Në trend Sport

Më shumë
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
U dëshmua se është

U dëshmua se është "finale para finales": Real Madridi shpartallon Man Cityn në 'Etihad'

Liga e Kampionëve
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

La Liga
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Shfaqen problemet e para serioze për Ruben Amorim te Manchester United

Shfaqen problemet e para serioze për Ruben Amorim te Manchester United

Premier League
Kalo në kategori