LAJMI I FUNDIT:

Gattuso: Milani nuk ka asgjë për të humbur ndaj Arsenalit

Gattuso: Milani nuk ka asgjë për të humbur ndaj Arsenalit
(Foto: Getty Images)

Gennaro Gattuso thotë se Milani nuk ka asgjë për të humbur në ndeshjen kthyese kundër Arsenalit në Europa League.

Rossonerët pësuan me rezultat 2-0 në San Siro dhe gjasat për kualifikim të mëtutjeshëm janë minimale, duke qenë se përballja zhvillohet në Emirates Stadium të enjten mbrëma.

(Foto: Getty Images)

“E dimë se duhet të bëjmë shumë më tepër sesa në ndeshjen e parë, mirëpo jemi krenarë që luajmë në një stadium të bukur ndaj një ekipi të shkëlqyer. Jemi paksa të lodhur, mirëpo duhet të japim më të mirën”.


Të gjitha lajmet për MILANIN
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për MILANIN

“Kemi lindur gati. E dimë se është vështirë, do të isha hipokrit po të thosha ndryshe. Në futboll dhe në sport në përgjithësi, gjëja më e mirë është që t’i mposhtësh parashikimet”.

“Nuk kemi ardhur këtu për një shëtitje ditore dhe nuk e kemi nënvlerësuar Arsenalin në San Siro, ata thjesht luajtën më mirë se ne. Nesër (e enjte) shpresojmë që të jetë ndryshe”.

(Foto: Getty Images)

“Unë nuk jam nga ata që mbajnë fjalime të mëdha para ndeshjeve. Unë i stresoj mjaftueshëm duke u bërtitur gjatë 90 minutave të një ndeshjeje, nuk mund të flas edhe kur ata janë duke pushuar”.

“Përvoja nuk blihet në një dyqan. Kur luan ndaj një ekipi si Arsenali, këto çështje dalin në pah, mirëpo e rëndësishmja është që ta kuptojmë se ku kemi gabuar. Nesër (e enjte) nuk kemi asgjë për të humbur”, ka thënë Gattuso në një konferencë për shtyp. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
U dëshmua se është

U dëshmua se është "finale para finales": Real Madridi shpartallon Man Cityn në 'Etihad'

Liga e Kampionëve
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

La Liga
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Salah - luan në Francë

Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Salah - luan në Francë

Premier League
Kalo në kategori