LAJMI I FUNDIT:

Gattuso: Milani e ka humbur rrugën, Betisi na dominoi

Gattuso: Milani e ka humbur rrugën, Betisi na dominoi

Gennaro Gattuso e ka pranuar se Milani e ka humbur rrugën tonë në ndeshjet e fundit dhe se Real Betisi e meritoi fitoren pasi e dominoi ndeshjen.

Rossonerët u mposhtën 2-1 në shtëpi nga Real Betisi në kuadër të Ligës së Evropës dhe kjo humbje ka lënë shije të hidhur te trajneri Gattuso.

“Kemi humbur plotësisht rrugën tonë. Kjo ishte një lojë plot vuajtje, pasi kemi humbur besimin tonë”, ka thënë fillimisht Gattuso për Sky Sport Italia.


Betisi ia shkakton humbjen e parë Milanit në Europa League
Lexo po ashtu Betisi ia shkakton humbjen e parë Milanit në Europa League

“Kjo skuadër nuk luan më me kokë të qartë, nuk mund të bëjë atë që dëshiron dhe ndal edhe presionin në minutat e fundit”.

“Betisi e meritonte fitoren. Nuk do të flas për incidentin e ndëshkimit, sepse ata dominuan në lojë. Është brishtësia jonë që më shqetëson”.

Sipas Gattusos, Milani i tij u dominua nga Betisi (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

“Ne nuk luajmë me asnjë lloj rrjedhshmërie, nuk mund ta lëvizim topin përreth. Duhet të bisedojmë me lojtarët dhe të zbulojmë se cilat janë problemet. Nuk mund të jetë për çështje taktike”.

“As nuk duket i njëjti ekip që pamë disa javë më parë. Duhet të gjejmë zgjidhjen e duhur për t’u përmirësuar. Është mbi të gjitha një problem psikologjik, pasi nuk mund të reagojmë”.

Notat e lojtarëve: Milan 1-2 Real Betis, shkëlqen Lo Celso – zhgënjen Reina
Lexo po ashtu Notat e lojtarëve: Milan 1-2 Real Betis, shkëlqen Lo Celso – zhgënjen Reina

“Ne nuk e kontrollojmë ritmin apo lojën. Nuk mund të krijonim asgjë me topin në këmbët tona. Ekipi nuk është duke punuar, unë jam i pari që merr përgjegjësinë për këtë. Duhet të gjej zgjidhjen më të mirë për këtë skuadër”.

“Ishte një nga performancat tona më të këqija, dukej sikur skuadra që humbi në Verona dhe barazoi me Beneventon. Nuk mund të luajmë kështu dhe unë jam përgjegjës. Në mendjen time ka shumë shqetësime dhe zhgënjim. Nuk mund të pranoj një paraqitje të tillë”, përfundoi italiani. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

La Liga
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
U dëshmua se është

U dëshmua se është "finale para finales": Real Madridi shpartallon Man Cityn në 'Etihad'

Liga e Kampionëve
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Sensacioni i Real Madridit i akuzuar për pornografi me të mitur, përballet me pesë vjet burg

Sensacioni i Real Madridit i akuzuar për pornografi me të mitur, përballet me pesë vjet burg

La Liga
Kalo në kategori