Berat Gjimshiti ka pësuar lëndim me Kombëtaren e Shqipërisë në sfidën ndaj Hungarisë.

Mbrojtësi shqiptar e theu dorën dhe tanimë i është nënshtruar një operimi ku ka pasur sukses.


Megjithatë reprezentuesi shqiptar do të mbetet jashtë fushave për 30 ditë para se të rikthehet të luaj për Atalantën.

GetPaidStock.com 6164361d6d0a6

Trajneri italian i Atalantës, Gian Piero Gasperini ka folur për lëndimin e Gjimshitit duke thënë se nuk i duhej fare skuadrës ky lëndim.

"Kush kishte sukses me Kombëtaren u kthyer i kënaqur, kush nuk luajti, më pak".

GetPaidStock.com 616435edb0f64

"Por është gjithmonë një kënaqësi e madhe për lojtarët, ftesa në kombëtare është një vlerësim i madh".

"Gjatë javës erdhën pak a shumë të gjithë lojtarët, për fat të keq erdhi edhe ky dëmtim i Gjimshitit. E rinisim me një tur force prej shtatë ndeshjesh, duke filluar me atë ndaj Empolit që është gjithmonë një fushë e vështirë”, deklaroi Gasperini. /Telegrafi/

telegrafi sport app