LAJMI I FUNDIT:

Gashi: Taksa mund të rishikohet

Gashi: Taksa mund të rishikohet

Zëvendëskryeministri Dardan Gashi e ka quajtur vendosjen e taksës prej 100% ndaj mallrave të Serbisë, si vendimin më “popullor” të arritur deri tani.

Gashi ka thënë që nuk duhet të apostrofohet vetëm një person si “fajtor” pasi ky vendim, sipas tij, është i të gjithëve.

“Ky vendim nuk është i drejtuar kundër BE-së dhe as kundër partneriteti me Amerikën po është i drejtuar kundër një politike shumë agresive të padrejtë të Serbisë”, tha Gashi, në emisionin Zona B në Klan Kosova.


“Kryeministri nuk është ai që po e bën dialogun. Kryeministri ka qenë i angazhuar që të jenë pjesë e dialogut dhe taksa duhet të hiqet prej kombinimit të dialogut. Megjithatë nëse taksa është pengesa me miqtë tanë ndërkombëtarë ajo do të rishikohet”.

Gashi ka theksuar se në takimin në Bruksel, ata kanë kërkuar që si temë kryesore e diskutimeve të jenë krimet që kanë bërë serbët në Kosovë.

“Padrejtësitë shërohen nëse ne kemi një gjykatë edhe për krimet monstruoze që ka bërë Serbia në Kosovë. E kemi kërkuar që të futen krimet e luftës si temë e bisedimeve është keqkuptuar se ne nuk kemi thënë që nuk flasim nëse nuk ndodh kjo pra jemi dakorduar që të hapet diapazoni i temave që do të futen në diskutim”.

“Kemi pranuar të bëjmë Gjykatën Speciale të cilën Serbia nuk e ka.Fatkeqësia pasi Serbia nuk ka pushuar të pengojë Kosovën në çdo aspekt si me Interpoli-n pra Serbia nuk ka krijuar atmosferë të dialogut”, tha Gashi.

Në trend Lajme

Më shumë
Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Lajme
Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Lajme
Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Lajme
Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Lajme
Kryetari i Listës Serbe renditet i shtati për nga numri i votave, prin Branislav Nikoliq

Kryetari i Listës Serbe renditet i shtati për nga numri i votave, prin Branislav Nikoliq

Lajme
Haradinaj deputet në gjitha legjislaturat që nga paslufta, disa nga veteranët e Kuvendit me mbi 6 mandate

Haradinaj deputet në gjitha legjislaturat që nga paslufta, disa nga veteranët e Kuvendit me mbi 6 mandate

Lajme
Kalo në kategori