LAJMI I FUNDIT:

Gashi: Policia diskriminuese nuk mori asnjë veprim për mbrojtjen e 11 vjeçarit

Gashi: Policia diskriminuese nuk mori asnjë veprim për mbrojtjen e 11 vjeçarit

Dhjetëra qytetarë dhe disa deputetë të Kuvendit të Kosovës kanë marshuar nga lagjja “Meshari”, deri te stacioni i policisë në Fushë Kosovë për të protestuar për neglizhencën institucionale të policisë dhe prokurorisë për vrasjen e një të mituri në Fushë Kosovë.

Me brohoritjet “Policia duart me gjak”,’ polici raciste’, ‘prokurori raciste’ ata kanë kërkuar përgjegjësi për rastin e tmerrshëm që ka ndodhur  javën e kaluar. Njëra ndër organizatorët e kësaj proteste Vlora Gashi tha se janë mbledhur për të protestuar dhe kundërshtuar racizmin institucional që po vret siç tha ajo qytetarët e Kosovës.

“Shteti po dështon me i mbrojt qytetarët e vet. Rasti i përdhunimit dhe vrasjes së fëmijës është një ngjarje e tmerrshme që po na i përplas për fytyre racizmin e normalizuar në shoqërinë tonë. Për këtë, institucionet kanë faj, duke filluar prej shkollave e deri tek policia e prokuroria që po tregojnë që disa jetë vlejnë më pak e që përdhunimet nuk merren hiq seriozisht. Për me tepër, kjo e vë në pikëpyetje mirëqenien e fëmijëve të këtij shteti”, tha Gashi.


Ajo theksoi se ky rast, i raportuar shumë herë për shkak të injorimit dhe diskriminimit përfundoi në tragjedi kolektive.

“Prindërit e viktimës kanë raportuar, herë pas herë brenda katër muajsh që fmëija i tyre po dhunohet seksualisht. Janari shkoi, shkurti, marsi dhe deri në prill policia diskriminuese e Kosovës nuk dërgoi asnjë dokument në prokurori dhe nuk mori asnjë veprim për mbrojtjen e 12 vjeçarit. Në vend që ta siguroj jetën policia preu jetën e 12 vjecarit. Përderisa policia ka bërë përpjekje ta distancojë veten nga rasti dhe t’ia lë fajin prokurorit ajo nuk ka tregu se kush është prokurori i ngarkuar me rastin”, tha ajo.

Deputeti i VV Sami Kurteshi i cili mori pjesë në protestë shprehu zhgënjimin e tij me institucionet e Kosovë që nuk po i trajtojnë vrasjet në Kosovës.

Edhe Hasim Bucolli fqinj i viktimës ka kërkuar drejtësi për Kujtim Veselin.

Ndërsa deputeti I VV Xhelal Sfeçla dhe dy protestues nga komuniteti kanë hyrë në stacionin e policisë në Fushë Kosovë për një takim me komandantin e policisë për të marr informacione lidhur me ecuritë e lëndës në fjalë. Protesta e radhës për vrasjen e të miturit do të mbahet të martën në orën 12:00 para Prokurorisë Themelore në Prishtinë. Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar 30 ditë paraburgim për S.O, 20 vjeçarin që fillimisht e dhunoi e më pastaj e ka vrarë K.Veselin. I njëjti e ka pranuar veprën e bërë./KP/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Lajme
Shefja e Misionit të BE-së: Deklaratat e Grenell ishin ndërhyrje në zgjedhjet në Kosovë, pushteti pati gjuhë negative

Shefja e Misionit të BE-së: Deklaratat e Grenell ishin ndërhyrje në zgjedhjet në Kosovë, pushteti pati gjuhë negative

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Pse qytetarët po heqin dorë nga shtetësia e Kosovës?

Pse qytetarët po heqin dorë nga shtetësia e Kosovës?

Lajme
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Lajme
Kalo në kategori