LAJMI I FUNDIT:

Gashi: Në rast të mos vazhdimit të kontratës, Telekomi mund t’i marrë numrat e Z-Mobile

Gashi: Në rast të mos vazhdimit të kontratës, Telekomi mund t’i marrë numrat e Z-Mobile

Në Komisionin Hetimor Parlamentar në lidhje me gjendjen në Telekomin e Kosovës dhe Vala sot gjatë intervistimit të kryetarit aktual të Bordit të ARKEP, Kreshnik Gashi si dëshmitar, është kërkuar sqarime lidhur me licencimin e operatorëve virtual, veçanërisht për Z-Mobile, si dhe për numeracionin e kësaj kompanie nëse nuk ripërtërihet kontrata mes tyre dhe Telekomit.

Anëtari i Komisionit, Bekim Haxhiu, ka pyetur Gashin se deri kur ka licencë së funksionari operatori virtual Z-Mobile dhe a është e ndërlidhur me licencën e Telekomit.

Po ashtu, Haxhiu ka pyetur edhe për konsumatorët e Z-Mobile që nëse mbeten pa shërbime nga 1 gushti, çfarë ndodhë me ata numra individual.


Kreu i ARKEP është përgjigjur duke thënë se me liberalizmin e tregut të telekomunikimeve elektronike dhe operatorët virtualë që janë mbi 130 nuk janë të obliguar të pajisen me licenca përveç autorizimeve individuale për frekuencë dhe numeracion ose detyra të caktuara.

“Pra, nuk është me rëndësi se a janë të licencuar apo jo, por është me rëndësi se operatorët virtualë a kanë kontratë me një operator tjetër. Z-Mobile e ka autorizimin e përgjithshëm. Numeracioni është çështje e pronarit, nëse nuk ka operator ata numra nuk mund të funksionojnë dhe është çështje e Telekomit se si e menaxhon këtë çështje. Telekomi i Kosovës dhe Z-Mobile nëse nuk vazhdojnë kontratën numeracioni mbetet në Telekom, por ende nuk kemi vendim zyrtar se çfarë do të ndodhë”, theksoi Gashi.

Deputetja Albulena Haxhiu, ka pyetur se çfarë funksioni ka Z-Mobile shitës apo diçka tjetër.

Gashi nga ARKEP tha se sa i përket paraardhësve nuk i ka takon të flas por për kontratat komerciale nuk janë objekt hetimi ose kompetencë e ARKEP.

Kryesuesi i Komisionit, Visar Ymeri, tha se kontrata mes Telekomit dhe Z-Mobile nuk është vetëm komerciale, ka efekt edhe në tregun e telekomunikime, ngase kjo ka të bëjë për siguri kombëtare dhe për mbrojtje të konsumatorëve.

Sipas tij, ARKEP ka përgjegjësi ta shqyrtojë ose ta ketë pasur në arkiva kontratën në fjalë.

Deputeti Haxhi Avdyli duke thënë se nëse kontrata në mes Telekomit dhe Z-Mobile ripërtërihet, cili do të ishte mendimi i ARKEP, por kryetari i bordit të këtij institucioni tha se si rregullator do të ishte ndërhyrje nëse jepet mendim për këtë çështje edhe pse janë kundër punëtorët dhe menaxhmenti i Telekomit.

Deputeti Armend Zemaj, tha se është shqetësuese ajo çfarë ka ndodhur në Telekom, andaj sipas tij ARKEP-it i ka takuar të merret pak më shumë për ndërhyrje edhe pse shumë institucione përkatëse mbyllën sytë dhe veshët për këto shkelje.

Komisioni në fjalë pas përfundimit të intervistës me Kreshik Gashi, pas një pauze 10 minuta vazhdon intervistimin e zyrtarëve të tjerë lidhur me Telekomin. /KP/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College

Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College

Ekonomi
Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX

Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX

Ekonomi
Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

Ekonomi
DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!

DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!

Ekonomi
Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale

Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale

Ekonomi
Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë

Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë

Ekonomi
Kalo në kategori