LAJMI I FUNDIT:

Gashi: LDK kërkon urgjentisht heqjen e tërësishme të taksës

Gashi: LDK kërkon urgjentisht heqjen e tërësishme të taksës
Foto: Arkiv

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, në seancën e jashtëzakonshme që po mbahet me kërkesë të PDK-së opozitare, ka kërkuar largimin e menjëhershëm të taksës 100 për qind ndaj Serbisë.

Gashi tha se kryeministri Albin Kurti duhet ta heqë plotësisht taksën e jo vetëm një pjesë të saj sikurse e ka paralajmëruar për datën 15 mars.

“Kryeministër, prej teje priten vendime! Askush nuk do të të konsiderojë frikacak ose se i je nënshtruar presionit amerikan. Partneriteti në qeveri, opozita dhe aleatët janë për heqje”, tha Gashi.


Më tej Gashi ka thënë se duhet lënë anash këto inatet primitive, dhe se pa SHBA-në nuk ka zgjidhje të problemit të Kosovës.

“LDK kërkon që të hiqet taksa menjëherë. Duhet t’i lëmë anash këto inatet primitive. Nëse i gjithë spektri politik nuk do të jetë i përfshirë në marrëveshjen përfundimtare, ajo nuk do të jetë përfundimtare pasi gjithmonë do të sjell probleme. Roli i SHBA është kyç.

Pa SHBA nuk ka zgjidhje të problemit të Kosovës. Ne kemi kërkuar këtë dhe vazhdojmë ta kërkojmë. Ne duhet ta heqim taksën për t’i dhënë shanse dialogut. Por duhet ta heqim këtë taksë edhe për ta hequr presionin. Pra, zoti Kurti hiqeni tarifën, ne do të jemi në mbështetje të plotë”, ka thënë Gashi./Telegrafi/