Prokurorët në Gjykatën e Lartë të Rumanisë ngritën akuza penale për një ish roje burgu të kohës së komunizmit, nën mbikëqyrjen e të cilit 102 të burgosur – 90 prej të cilëve, të burgosur politikë – u vranë dhe u varrosën në varre masive në portin e Galatit mbi Danub mes viteve 1959 -1961.
Koloneli në pension Marian Petrescu, 86 vjeç, është nën akuzë për trajtim çnjerëzor të të burgosurve. Ky është rasti i dytë i tillë në vitet e fundit pas atij të Alexandru Visinescu, një ish drejtues burgu në Ramnicu Sarat, u dënua me 20 vjet burg më 2015 për krime kundër njerëzimit në lidhje me vdekjen e 12 të burgosurve, të cilët u torturuan dhe u lanë të vdisnin urie.
Aktakuza thotë se Petrescu është përgjegjës për vdekjen e 102 të burgosurve, përfshirë 90 të burgosur politikë, të cilët qenë rrahur, torturuar, trajtuar në mënyrë poshtëruese para se të vriteshin.
Pas vdekjes së tyre, familjet nuk u njoftuan kurrë ndërsa viktimat u varrosën në varre anonime në oborrin e burgut. Eshtrat e tyre nuk u identifikuan kurrë.
Rasti i Petrescut u zbulua në qershor 2016 nga historianët e Institutit të Rumanisë për Hetimin e Krimeve të Komunizmit dhe Memories së Rumunëve në Ekzil.
Ata publikuan një dosje me 45 dëshmi të ish të burgosurve në burgun Galati. Instituti dorëzoi kallëzim penal në zyrën e prokurorit.
Sipas dosjes, koloneli në pension qe përgjegjës për shumë kampe pune dhe burgje nga viti 1957 deri në vitin 1979.
Atij i qenë dhënë medalje gjatë regjimit komunist për “shërbimet e tij për shtetin dhe rendin shoqëror.” Në Galati ai pati shërbyer nga viti 1959 deri më 1966.
Vasile Neculeita Teofil, një nga të burgosurit e Galatit, tha se ai u mbajt i izoluar dhe me sy të mbuluar në qelinë e tij kur qe marrë në pyetje.
“Nuk thashë kurrë se çfarë deshën ata të më thonin. Ata më thyen dhëmbët. Më rrahën… nuk mund të mbaja nofullat e mbyllura… për dy javë u rraha vazhdimisht,” rikujton ai.
“Dy herë në ditë ata na morën në pyetje dhe na thanë se çfarë duhej të pranonim. Por unë kurrë nuk pranova asgjë, megjtihëse dija gjëra, por nuk pranova asgjë,” shtoi ai.
Roja “me goditste me me grusht fillimisht, pra që nofulla ime të ikte mënjanë dhe unë përpiqesha ta ktheja në vend. Ata na rrahën fort me grushte.”
Teofil u dënua me 15 vjet punë të detyruar.
Rasti i Petrescut do të paraqitet në Gjykatën e Apelit në Bukuresht. /reporter/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKatër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin
Zelensky tregon numrin e ushtarëve të vrarë dhe të plagosur ukrainas
Dy aeroplanë përplasen në pistën e aeroportit të Seattle
Ukraina dhe Rusia tashmë janë përpjekur të negociojnë, por gjërat nuk shkuan mirë
Netanyahu i dha Trumpit një pejxher ari për nder të operacionit kundër Hezbollahut
Musk befason të gjithë, angazhon të rinj e papërvojë për të reduktuar shpërdorimet në qeveri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin