LAJMI I FUNDIT:

Gara për kampionin e Formula 1, akoma më e fortë

Gara për kampionin e Formula 1, akoma më e fortë

Nico Rosberg e ka fituar garën për Çmimin e Madh të Singaporit mes presionit dhe dyshimeve deri në metrat e fundit përpara kalimit të vijës së finishit. Që në start gara aziatike premtoi për emocione të forta dhe të papriturat që do të ndodhin në 61 xhirot e saj.

Rosberg i shkëputur në krye e udhëhoqi garën i qetë deri në xhirot e fundit kur situata me pit-stopet e bëri për një moment atë dhe drejtuesit e Mercedes të paqartë nëse do të arrinin të mbanin pas apo jo Daniel Ricciardon.

Australiani i skuadrës Red Bull bëri një paraqitje shumë të mirë dhe deri në fund tentoi të ushtronte presion për vendin e parë në këtë garë, por koha nuk mjaftoi.


Pas tyre Hamilton rimerr me vështirësi vendin e tretë në fundin e garës duke përfituar nga pasiguria e Ferrarit në strategjinë e Kimi Raikonen, gjë për të cilën finlandezi shprehu kritika të forta ndaj drejtuesve të skuadrës italiane për vendin e katërt.

Edhe pse nga prapavija, Sebastian Vettel është konsideruar si piloti i garës duke qenë se arriti të rikuperonte 17 pozicione për ta mbyllur garën në vendin e 5 pasi startoi i fundit.

Ndërkohë që rezultati i fundjavës solli dhe përmbysjen e liderit të botërorit, duke ngjitur Nico Rosberg në krye me tetë pikë më shumë se Lewis Hamilton kur kanë mbetur edhe gjashtë gara deri në fund. /TCH/

Në trend Sport

Më shumë
MKRS del me sqarim: Nuk janë anuluar tenderët për stadiumin në Pejë, Gjilan e Mitrovicë

MKRS del me sqarim: Nuk janë anuluar tenderët për stadiumin në Pejë, Gjilan e Mitrovicë

Sport vendor
Publikohet video e momentit kur plagoset njëri nga familjarët e autorëve të vrasjes së Besar Nimanit

Publikohet video e momentit kur plagoset njëri nga familjarët e autorëve të vrasjes së Besar Nimanit

Boks
Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Boks
Chelsea përgatit 60 milionë euro për sulmuesin sensacion të Ligës Premier

Chelsea përgatit 60 milionë euro për sulmuesin sensacion të Ligës Premier

Premier League
Elvis Rexhbeçaj flet gjerë e gjatë për FIFA-n: Për Kosovën çdo gjë është e mundur

Elvis Rexhbeçaj flet gjerë e gjatë për FIFA-n: Për Kosovën çdo gjë është e mundur

Përfaqësuesja e Kosovës
MKRS anulon tenderët për stadiumin e Gjilanit, Pejës dhe Mitrovicës në vlerë 37 milionë euro

MKRS anulon tenderët për stadiumin e Gjilanit, Pejës dhe Mitrovicës në vlerë 37 milionë euro

Sport vendor
Kalo në kategori