LAJMI I FUNDIT:

Gani Geci: Mora 32 mijë marka nga Bujar Bukoshi dhe i ndamë tetë veta, nuk kishim kulm mbi kokë

Gani Geci: Mora 32 mijë marka nga Bujar Bukoshi dhe i ndamë tetë veta, nuk kishim kulm mbi kokë

Ish-ushtari i UÇK-së, Gani Geci ishte i ftuar në emisionin “Personale” me Krenare Vokshi-Shala në RTV Dukagjini.

Geci thotë se pas luftës ka mundur të marrë nga Bujar Bukoshi rreth 32 mijë marka të cilat thotë se i ka ndarë me tetë veta.

“Më ka mësuar Hafiz Gagica si mund t’i marrë ato të holla me arsyetimin e shpenzimeve. Ne e kemi mbrojtur institucionin Presidentit e Kosovës. Kam shkuar te zyra e Bujar Bukoshit dhe kam kërkuar këto të holla. Bujar Bukoshi më ka treguar derën pasi unë i thashë se ju keni xhipa ndërsa ne nuk kemi as kulm mbi kokë. Në atë kohë ka hyrë Isa Mustafa nga një derë tjetër dhe na dha ato të holla”, tha ai, përcjell Telegrafi.


Ai ka treguar edhe emrat e personave që kanë marrë ato para që vet i kishte tërhekur nga Bujar Bukoshi.

“Ato para i kemi ndarë në tetë vende nga katër mijë euro. Katër mijë  marka i ka marrë Besim Dajaku, katër mijë Xhevat Dajaku, Shani Geci, Afrim Geci , katër mijë Haxhia e katër mijë unë i kam marrë. Me këtë para ne kemi ndërtuar nga një shtëpi që nuk e kishim deri atëherë”, tregon ndër të tjera Gani Geci./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Lajme
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Politikë
Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa

Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa

Lajme
Kalo në kategori