LAJMI I FUNDIT:

‘Galeritë e minierave si liqene parandaluese për përballjen me përmbytjet’

‘Galeritë e minierave si liqene parandaluese për përballjen me përmbytjet’

Shfrytëzimi i disa galerive të minierave si liqene parandaluese është një nga zgjidhjet e mundshme për përballjen me përmbytjet në Maqedoni, kështu sot u shpreh inxhinieri i bujqësisë Avri Livni në konferencën, e cila po bëhet në Panairin e Shkupit, për parandalimin e dëmeve të ardhshme nga përmbytjet, përcjell Telegrafi Maqedoni.

‘Për fillimin e vërshimeve, respektivisht pë stuhitë ujore, të cilat sipas statistikave ndodhin në periudhë prej 500 e më shumë viteve, shumë pak mund të bëhet që të parandalohet, megjithatë për më të shpeshta, si për shembull në çdo 100 vite fatkeqësi ujore për të cilat ka më shumë evidencë mund të bëhen gjëra të caktuara, të cilat do ta përmirësojnë në masë të madhe situatën. Në këtë moment mendohet se këtu mund të shfrytëzohen ekzistimi i disa galerive të minierave, si liqene parandaluese, në të cilat do ta ndërprisnin stuhinë ujore dhe do të gjejnë zgjidhje inxhinierike, pastaj uji më qetë të mund të lëvizë’, theksoi Livni.

Ambasadori i Izraelit në Maqedoni, Dan Orijan tha se Izraeli, krahas ndihmës me pajisje që e ka dërguar gjatë përmbytjeve sot dhe nesër ekspertë të tyre do të japin ide dhe këshilla për trajtimin e ujit në të ardhmen. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Lajme
Kalo në kategori