LAJMI I FUNDIT:

Galatasaray fillon aksionin për ta ndihmuar Ebouen

Galatasaray fillon aksionin për ta ndihmuar Ebouen

Pas rrëfimit që preku shumë kë, ish yllit të Arsenalit, Emmanuel Eboue, tani i është ofruar një rol trajneri tek ish-klubi i tij, Galatasaray.

Trajneri Fatih Terim ishte ai që i lexoi fjalët e tij rreth rënies tragjike që gati sa nuk e bëri të vrasë veten.

Eboue kishte dhënë një intervistë për Daily Mirror se kishte humbur gjithçka pasi u nda me gruan e tij, dhe se si gati sa nuk i kushtoi jetën.


Terim lexoi fjalët e tij të dhimbshme dhe sipas CNN Turk, ish-lojtarit të Bregut të Fildishtë mund të rikthehet si trajneri i U-14 të klubit.

“Kemi dëgjuar për çështjen e tij në dhomën e zhveshjes, aty më informuan, do të bëjmë çmos të ndihmojmë mikun tonë,” shprehet Terim për CNN.

Situata e vështirë e Emmanuel Eboue: Nuk ka para, nuk mund t'i takojë fëmijët, saqë e ka menduar vetëvrasjen
Lexo po ashtu Situata e vështirë e Emmanuel Eboue: Nuk ka para, nuk mund t'i takojë fëmijët, saqë e ka menduar vetëvrasjen

Eboue u ndje mirë me fjalët e Terim dhe ka thënë se do të pranonte shumë që të rikthehej te Galatasaray.

“Do të doja shumë të rikthehesha te Galatasaray, dhe Fatih Terim është si një baba, e dua shumë, do të bëja çdo gjë për të pasi e dua shumë,” është përgjigja e 34-vjeçarit Eboue.

Galatasaray po ashtu ka filluar një fushatë për ta ndihmuar Eboue.

Legjendat e klubit Hasan Sas dhe Necati Ates që kanë bërë thirrje gjithashtu për të ndihmuar ish-shokun e tyre të skuadrës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Donnarumma zbulon pse shkoi në zhveshtore para penalltive ndaj Liverpoolit

Donnarumma zbulon pse shkoi në zhveshtore para penalltive ndaj Liverpoolit

Liga e Kampionëve
Avokati thotë se Maradona

Avokati thotë se Maradona "u vra" në "një plan çnjerëzor që ishte efektiv"

Ndërkombëtare
Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Liga e Kampionëve
“Është goli më i mirë që kam shënuar për Barcelonën”, Lamine Yamal flet pas ‘veprës artistike’

“Është goli më i mirë që kam shënuar për Barcelonën”, Lamine Yamal flet pas ‘veprës artistike’

Liga e Kampionëve
Van Dijk te PSG? Imazhet në Anfield me Al Khelaifi dhe Luis Campos ndezin thashethemet

Van Dijk te PSG? Imazhet në Anfield me Al Khelaifi dhe Luis Campos ndezin thashethemet

Ndërkombëtare
Salah shpërtheu në lot pas eliminimit të Liverpoolit nga Liga e Kampionëve

Salah shpërtheu në lot pas eliminimit të Liverpoolit nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori