LAJMI I FUNDIT:

Gabriel Magalhaes i jep një ‘mirëseardhje brutale’ Endrickut gjatë seancës së tij të parë stërvitore me Brazil

Gabriel Magalhaes i jep një ‘mirëseardhje brutale’ Endrickut gjatë seancës së tij të parë stërvitore me Brazil

Talenti i madh brazilian, Endrick, mori një mirëseardhje të mrekullueshme ditën e parë nga shoku i skuadrës Gabriel Magalhaes gjatë seancës së hapur stërvitore të së martës pasdite.

Në fillim të këtij muaji, sulmuesi 17-vjeçar fitoi thirrjen e tij të parë në ekipin kombëtar të Brazilit përpara ndeshjeve të ardhshme kualifikuese të Kupës së Botës kundër Kolumbisë dhe Argjentinës.

Endrick, i cili do t’i bashkohet Real Madridit verën e ardhshme pasi skuadra e La Ligës pagoi klauzolën e tij të lirimit prej 60 milionë euro, ka qenë shumë i përfshirë për Palmeiras këtë sezon.


Endrick thyen ‘mitin’ 30 vjeçar te Brazili, vetëm ‘fenomeni’ Ronaldo kishte arritur diçka të tillë
Lexo po ashtu Endrick thyen ‘mitin’ 30 vjeçar te Brazili, vetëm ‘fenomeni’ Ronaldo kishte arritur diçka të tillë

Ai i dha botës një paraqitje të shkurtër të talentit të tij të padyshimtë të mërkurën e kaluar, kur frymëzoi skuadrën e tij për një fitore dramatike 4-3 kundër Botafogos, ku ai prodhoi një paraqitje brilante.

Dhe pas paraqitjeve të tij për skuadrën e Abel Ferreiras, adoleshenti do të shpresojë të përsërisë atë formë për kombëtaren e Brazilit në ditët në vijim.

Real Madridi buzëqesh, Endrick shkëlqen me dy supergola në rikthimin e çmendur të Palmeiras
Lexo po ashtu Real Madridi buzëqesh, Endrick shkëlqen me dy supergola në rikthimin e çmendur të Palmeiras

Menjëherë pas mbërritjes së tij, Endrick stërviti së bashku me lojtarë si Marquinhos, Bruno Guimaraes dhe së shpejti shokun e skuadrës Vinicius Junior.

Megjithatë, qendërmbrojtësi i Arsenalit, Gabriel Magalhaes e rrëzoi atë duke i uruar një ‘mirëseardhje brutale’ pas një dueli të fortë që e la atë në tokë. /Telegrafi/

https://twitter.com/MercaFoot_/status/1724728566074560778

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

La Liga
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Ylli i Liverpoolit ëndërron t'i bashkohet Barcelonës

Ylli i Liverpoolit ëndërron t'i bashkohet Barcelonës

La Liga
Duran mori kartonin e kuq më të lehtë ndonjëherë, Ronaldo humb toruan pas ndëshkimit

Duran mori kartonin e kuq më të lehtë ndonjëherë, Ronaldo humb toruan pas ndëshkimit

Ligat tjera
Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Ndërkombëtare
Kalo në kategori