Gabriel Jesus shënoi një supergol në fitoren e Arsenalit ndaj yjeve të MLS

Sulmuesi i Arsenalit, Gabriel Jesus ka shënuar një ‘perlë’ në fitoren e thellë ndaj ekipit të yjeve të Mayor League Soccer.
Arsenali ka udhëtuar në ShBA për turneut e tyre para-sezonal, ku zhvilloi tashmë një miqësore me ekipin e yjeve të kampionatit vendas.
Klubi londinez ishte i pamëshirshëm ndaj tyre duke i mposhtur me rezultat të thellë 5-0 në një ndeshje ku provoi edhe transferimet e reja.
Golat për ekipin e Mikel Artetas i shënuan Gabriel Jesus (5’), Leandro Trossard (23’), Jorginho (47’), Gabriel Martinelli (84’) dhe Kai Havertz (89’).
Megjithatë, goli i parë i shënuar krejt në fillim të ndeshjes nga braziliani Jesus ka ‘vjedhur’ gjithë vëmendjen.
Jesus shënoi një supergol nga rreth 16 metra, por bukuria ishte tek goditja me parabolë, duke mos i dhënë asnjë mundësi portierit kundërshtar.
Goli i Jesus po komentohet shumë në rrjetet sociale. /Telegrafi/





















































