Mbase nuk e keni ditur, por mënyra se si e mbushni telefonin tuaj mund të jetë thelbësore, jo vetëm për faturat e energjisë elektrike dhe sigurinë tuaj, por edhe jetëgjatësinë e baterisë së telefonit.

Bateritë e telefonit të përdorura sot bazohen në një numër të saktë të cikleve të mbushjes dhe për t'i bërë ato të zgjasin më shumë, këshillohet që asnjëherë të mos i mbushni ato në 100 për qind ose t'i lini në 0 për qind.


Bright Side tregon disa këshilla të tjera në lidhje me mënyrën e duhur për të mbushur telefonin tuaj, kështu që ju mund ta përdorni atë në mënyrën më të mirë të mundshme dhe të shmangni rreziqet.Ju gjithmonë e lini mbushësin tuaj në prizë

Mbushësi tërheq vazhdimisht energji kur është në prizë edhe nëse telefoni nuk është i lidhur. Kjo nuk është e mirë për faturat tuaja të energjisë elektrike.

1 208

Ju mbushni baterinë 100 për qind

Nëse mbushni baterinë e telefonit tuaj 100 për qind çdo herë, kjo do të shkurtojë jetëgjatësinë e tij. Kjo për shkak se çdo bateri ka një numër të saktë të cikleve të mbushjes dhe nëse gjithmonë e mbushni në 100 për qind, këto cikle do të përfundojnë më shpejt.

2 94

Ju lejoni që bateria të shpenzohet plotësisht para se ta mbushni përsëri

Nuk është mirë të lejoni që bateria të shkojë në 0 për qind. Nëse e lini baterinë të shpenzohet, do të shkatërroni hap pas hapi jetëgjatësinë e pajisjes tuaj.

3 69

Ju e lini telefonin tuaj të mbushet gjatë tërë natës

Nëse e lini telefonin tuaj të mbushet gjatë tërë natës, do të shepenzoni energji elektrike dhe do ta mbushi baterinë më shumë seç duhet. Kjo gjithashtu do të prishë ciklet e mbushjes së baterisë.

4 56

Ju e përdorni telefonin ndërsa është duke u mbushur

Ju nuk duhet të vazhdoni të shpenzoni baterinë e telefonit tuaj ndërsa përpiqeni ta mbushni. Kjo çon në mbingarkimin e baterisë, e cila tani po përpiqet të bëjë dy gjëra menjëherë.

5 54

Ju lini telefonin me mbështjellës ndërsa jeni duke e mbushur

Një nga armiqtë kryesorë të baterive është nxehtësia dhe duke mbushur telefonin tuaj me mbështjellësin e tij, ju po bllokoni nxehtësinë që po prodhohet. Kjo do të bëjë që bateria dhe përbërësit e tjerë të brendshëm të telefonit të nxehen.

6 39

Ju mbushni telefonin tuaj nga laptopi juaj

Laptopët shpesh përdoren për të mbushur telefonat, por kjo kërkon më shumë sesa përdorimi i prizave të rregullta dhe nuk aktivizon mundësinë e mbushjes së shpejtë të baterisë.

7 28

/Telegrafi/