Gabimet që bëjmë kur përdorim maska për fytyrën: Një hap ndikon ndjeshëm në efektin e tyre

Kur përdorim një maskë për fytyrën, duhet të ndjekim disa hapa
Maskat e fytyrës janë një trajtim i veçantë i lëkurës. Disa kanë efekt në 10-15 minuta, ndërsa të tjerat mund t’i lini gjatë tërë natës.
Ato mund t’u përshtaten llojeve të ndryshme të lëkurës: kundër plakjes, njollave, minimizimit të poreve, reduktimit të akneve. Por ja çfarë duhet të keni kujdes gjatë aplikimit të tyre, sipas ekspertëve.
Supozoni se të gjitha maskat e bëra në shtëpi janë të mira për lëkurën
Përbërësit si p.sh. mjalti, kosi dhe aloe vera mund të ndihmojnë në zbutjen dhe hidratimin e lëkurës, të paktën në sipërfaqe.
Lëngun e limonit, vezët e papërpunuara ose domatet assesi mos i përdorni, pasi ato mund të shkaktojnë acarim.
Gjithashtu, ndaloni aplikimin e pastës së dhëmbëve në puçrrat pasi mund të përkeqësojë inflamacionin ekzistues. Është më mirë të përdorni një tonik me acid salicilik, transmeton Telegrafi.
Përdorni shumë shpesh maska me argjilë
Maska me argjilë përdoren për të thithur sebumin e tepërt dhe papastërtitë, duke ofruar një efekt tonifikues dhe “tkurrje” të poreve. Megjithatë, kur përdoren së tepërmi, ato thajnë lëkurën dhe kërcënojnë barrierën mbrojtëse natyrore. Përdorni maskën e argjilës vetëm herë pas here.
Ju e bëni eksfolimin e fytyrës shumë shpesh
Maskat për eksfolim po bëhen gjithnjë e më popullore. Ato përmbajnë enzima, acide ose vitaminë C dhe madje mund të kenë një efekt të menjëhershëm të tonifikimit të lëkurës në mbrëmje. Megjithatë, mos prisni që të hiqni qafe njollat e pigmentit brenda natës – ato janë kokëforta dhe kërkojnë trajtime komplekse, ndonjëherë edhe me laser.
Gabimi që bëjmë me maskat piling është se i përdorim shumë shpesh ose i lëmë në lëkurë për një kohë të gjatë. Mundohuni të respektoni kohën e veprimit të treguar në paketim, veçanërisht nëse flasim për një maskë acidi.
Dhe nëse ndjeni shqetësim të madh pas aplikimit, shpëlajeni menjëherë me ujë të bollshëm. Është e mundur që lëkura juaj të mos tolerojë përqendrime të larta të acideve AHA/BHA. Në këtë rast, mund të zgjidhni maskat me enzima, të cilat janë më të buta.
Mos e pastroni lëkurën paraprakisht
Maska aplikohet gjithmonë në lëkurë të pastër. Pra, pavarësisht nëse keni grimuar gjatë ditës apo jo, fillimisht duhet të lani fytyrën me një xhel delikat pastrues dhe vetëm më pas ta aplikoni maskën, në lëkurë të thatë. Kur e kaloni këtë hap, përbërësit e çmuar të maskës nuk arrijnë aty ku duhet, për shkak të akumulimit të sebumit ose produkteve të kujdesit që janë aplikuar më parë në lëkurë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Gjashtë mënyra për të veshur xhinse dhe për t'u dukur elegante

Fustani i ri i Georgina Rodriguez -it i ka befasuar të gjithë: Ja si duket modelja që ka shumë para, por nuk ka fare stil

E vetmja ngjyrë që Kate Middleton nuk e vesh: Nuk i pëlqeu as mbretëreshës Elizabeth

A e prishni agjërimin nëse vëni makijazh gjatë Ramazanit
Ky është trupi me përmasat ideale të një femre, sipas shkencës
Julia Roberts e diagnostikuar me sëmundjen e rrallë: Gjithçka që duhet të dini

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës