LAJMI I FUNDIT:

Fyle evropiane në stanet kërçovare

Në fillim ishte jehona. Dukej se nuk do të ishte e mjaftueshme edhe pse bojkoti i opozitës u ndërpre. Por, shihej se nuk kishte entuziazëm të mjaftueshëm sa që duhej edhe një dozë shovinizëm ndaj shqiptarëve dhe gurbetçarëve, duke e quajtur një bashkësi të tërë etnike: “deharovci“. Kjo gjë e shqiptuar nga njeriu i veshur me jelek antiplumb – i cili i takon vetëm për shkak të funksionit të kryeministrit, njëri ndër më të merituarit që diaspora ka deputetë në Kuvend dhe i cili vetë dy herë ka negociuar për shtyrjen politike të bashkimit të komunës Kërçovë – ishte më së paku e pashijshme. E se kjo ishte vetëm në dobi të dëmit personal flet edhe rezultati. Edhe pse në Kërçovë dhe Strugë patëm separatizëm, duke u bashkuar aty madje edhe me “grekun Branko“, shtab të përbashkët zgjedhor dhe vota të importuara nga Pusteci (Liqenas), përsëri doli se shqiptarët nuk janë një popull paemër, e të cilin mund dikush ta quajë si të dojë.

Për shkak që numrat e habitshëm të listës së spastruar zgjedhore pa regjistrimin e zbatuar edhe vetëm nga shkaqet biometrike, rritja e fletëvotimeve të pavlefshme dhe të asgjësuara, zvogëlimi i votave të përgjithshme për të dyja koalicionet maqedonase dhe rritja vetëm tek BDI-ja do jenë lëndë e analizës së mëtejshme nga shumë. Unë do të ndalem vetëm tek disa komuna në Maqedoni.


Analiza më e shkurtër e përgjithshme në këtë pjesë do të jetë si vijon: BDI-ja fitoi, sepse më mirë edhe se Gruevski e shfrytëzoi skemën zgjedhore të DPMNE-së. PDSH-së gabimisht i punoi lokatori, kurse Rufi Osmanit kalkulatori. Si rrjedhojë e kësaj, porositë e marra nga rezultatet në rrethin e parë janë se votuesit dëshirojnë opozitë të njëmendtë dhe kombëtare nga PDSH-ja dhe për këtë ia japin Strugën, e cila dyfish nuk ishte paraparë sipas lokatorit të udhëheqësisë së PDSH-së. Kështu, Zijadin Sela ka dy mijë vota më tepër nga lista e vet partiake. Kjo, përveç përparësisë sugjeron se në njëfarë mënyre shqiptarët votuan me drejtësi, duke i kthyer votat që BDI-ja ua mori me Kërçovën e imponuar. Rufi Osmanin e zbuluan se dëshiron parti kombëtare vetëm për aspekt lokal që të sigurohet në Gostivar dhe pikërisht aty e votuan më pak. Të kishte BDI-ja aty tjetër kundër kandidat, në vend të Nevzat Bejtës, i ri-i vjetër, sigurisht edhe në rreth të parë, vetë do habiteshin me këtë dhe aq të madhe, fitore.

Jo më pak e habitshme ishte jehona e votuesve, më e larta deri më tani në zgjedhjet lokale. Kjo kontribuoi që partitë vonë të llogarisin edhe në mbrëmjen e parë që kryesisht ishin para dilemës: si të shpallin fitore e bëjnë festa, me fytyra të zbehta?!

Fitues i padyshimtë në këto zgjedhje është BDI-ja, kurse humbës i padyshimtë LSDM-ja. Por, e kundërta e kësaj mund të jetë e saktë për liderët. Ali Ahmeti të jetë humbës, kurse Branko Cërvenkovski fitues. Kjo është kështu për shkak të faktit se BDI-ja fiton tek shqiptarët, kurse Ali Ahmetit me pllakatin e shqyer zgjedhor pikërisht shqiptarët i dhanë porosi se nuk është ky “Shqiptari“ për tërë Maqedoninë. Votuesit e kthyen në Kërçovë, por ky edhe aty nuk mund të jetë shqiptari, andaj as që e përmendi Kërçovën si fitore në konferencën e parë për shtyp pas zgjedhjeve. Gjithashtu, ai vetë duke ndier gjithçka që përgatitet me Fylen evropiane, tani duhej të sqarojë shqip dhe të gjithë shqiptarëve, edhe jashtë Maqedonisë, se Shtefan Fyle nuk është vetëm diplomat evropian me prejardhje sllave, por mund të del se ka ndonjë logjikë të habitshme pansllavike, të cilën shqiptarët e kanë refuzuar dhe nga një tjetër, shumë më i fortë se ky: Stalini!

Derisa nuk del ndonjë Vikiliks evropian, kjo tani duket kështu e çuditshme, si ndonjë file evropiane në stanet kërçovare, por do të dihet edhe kjo ndonjëherë, sikur që tani lexojmë se çka kishte menduar atëbotë Stalini.

Më e habitshme se kjo mund të duket se si Branko Cërvenkovski të jetë fitues me LSDM-në aq humbëse. Kjo është për shkak të faktit se përpjekja për haikun politikë “lëre bojkotin dhe rezistencën, mos lufto, hy në zgjedhje“, nuk ishte e tij, por e komunave dhe e kryetarëve të komunave, të cilët menduan se vlejnë edhe kur nuk do ta ketë Maqedoninë, sipas fjalëve të të vetmit prej tyre, fituesit në rrethin e parë, Zoran Zaev. Kështu, Cërvenkovski tani para tyre mundet në mënyrë komode edhe majin e paralajmëruar ta zvarrit me vite, para të vetëve dhe me të tijën, në korniza të këtilla të pavendosura kohore dhe territoriale.

Sepse, në fund të këtyre zgjedhjeve nëse Tetova do bëhet Evropë me Teuta Arifin, kurse me aq vota të importuara të Pustecit, Pusteci (Liqenasi) mbetet në Shqipëri, por në të fitojnë bullgarët, Karposhi bëhet një komunë serbe, kurse Qendra të duhet të gjejë zgjidhje ruse putineske për “Skopje 2014“, kurse Çairi, me numër banorësh në kilometër katrorë, një Bangladesh, atëherë Maqedonia e vërtetë do jetë vetëm në Kërçovë. Këtë e pa personalisht edhe kryeministri Gruevski: nga helikopteri!