Futbolli në Brazil vazhdon të luhet, përkundër se edhe në këtë shtet është përhapur pandemia coronavirus.

Deri më tani 200 raste janë shënuar të infektuar me coronavirus në këtë shtet, por që fatmirësisht asnjë nuk ka ndërruar jetë.


Edhe përkundër përhapjes së virusit, federata braziliane e futbollit nuk e ka ndalur aktivitetin pasi ndeshjet po luhen rregullisht, por pa praninë e tifozëve.

gremio face masks 1

Skuadra e madhe braziliane Gremio ishte nikoqire e Sao Luiz në kuadër të javës së tretë dhe që përfundoi me fitoren e vendasve 3-2.

Futbollistët e Gremios dolën në fushë me maska në fytyrë në shenjë proteste ndaj Federatës së Futbollit dhe shtetit brazilian për mos anulimin e ndeshjeve.

NINTCHDBPICT000571046626 e1584299331964 scaled

Pas përfundimit të ndeshjes presidenti i klubit, Romildo Bolzan ka thënë se dalja në fushë e futbollistëve të tij me maska ishte një shenjë proteste.

“Jeta e futbollistëve dhe të gjithëve është më e rëndësishme se futbolli. Mendoj se duhet të pezullohet përkohësisht kampionati, por kështu nuk po mendon shteti dhe federata”, deklario Bolzan.

25998666 0 image a 26 1584292129318

Gjithsesi përveç Brazilit edhe në disa vende të Evropës nuk po ndalet futbolli, por që po luhet pa tifozë.

Turqia, Rusia dhe Hungaria janë tri vendet që kanë luajtur normalisht këtë fundjavë futboll. /Telegrafi/

telegrafi sport app